Thirrje për Aplikime – Prishtina International Summer University (PISU) 2026

Thirrje për Aplikime – Prishtina International Summer University (PISU) 2026

Universiteti i Prishtinës shpall të hapur thirrjen për aplikime për edicionin e 26-të të Prishtina International Summer University (PISU) 2026, i cili do të zhvillohet nga 6 deri më 17 korrik 2026.

PISU 2026 ofron 19 kurse akademike, të ofruara nga profesorë të njohur ndërkombëtarë dhe vendas, duke bashkuar studentë dhe studiues nga disa kontinente. Programi synon të krijojë një mjedis ndërkombëtar studimi dhe shkëmbimi akademik.

Afati i fundit për aplikim është: 23 mars 2026.

Për më shumë informacion dhe aplikim:
Platforma e aplikimit: https://unvp.uni-pr.edu/
Katalogu i kurseve: https://uni-pr.edu/desk/inc/media/1EEF4A08-3256-4379-9E12-B5FFDC4B4742.pdf
Facebook: https://www.facebook.com/prishtinasummeruniversity

Studentët e interesuar inkurajohen të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar.

sqAlbanian