Hapen regjistrimet në programin e studimit: “Formimi i vazhduar në fushën Psikologji-Pedagogji”.

Hapen regjistrimet në programin e studimit: “Formimi i vazhduar në fushën Psikologji-Pedagogji”.

Departamenti i Pedagogjisë, Fakulteti i Edukimit, UAMD, ka hapur regjistrimet për
studentët që dëshirojnë të studiojnë në Programin Formim i Vazhduar në Fushën
“Psiko-Pedagogji” për vitin akademik 2025-2026.
Ky program ofrohet për të gjithë mësuesit, që janë në marrëdhënie pune në sistemin
parauniversitar dhe nuk kanë mbaruar degë mësuesie. Gjithashtu ky program është i
vlefshëm dhe për të gjithë të interesuarit, që duan të punojnë si mësues në sistemin
parauniversitar dhe kanë mbaruar degë të tilla si: ekonomi, biokimi, muzikë, edukim
fizik, inxhinieri, etj.
Programi është i miratuar nga MAS. Koha e studimit shrihet në një periudhë intensive
tremujore. Studenti nga ky program fiton 35 kredite.
Dokumentat e kërkuara për regjistrim:
1. Formulari i aplikimit (formularin e gjeni pranë Departamentit të Pedagogjisë);
2. Fotokopje e kartës së identitetit;
3. Diplomë e kryerjes së studimeve (Bachelor, Master), shoqëruar me listë
notash dhe supplement diplome të noterizuara
4. Diplomë e shkollës së mesme të noterizuar (e cikluar)
5. Dy fotografi personale
Për të gjithë të interesuarit aplikimi do të bëhet me dosje pranë Sekretarisë së
Deparatmentit të Pedagogjisë, Fakultetit të Edukimit.
Orari 8:30 – 16:00 deri më 13.02.2026

sqAlbanian