Prezantim dhe bashkëbisedim me skulptorin durrsak, Qazim Kërtusha dhe studentët e Infermierisë së Përgjithshme

Gjatë takimit me skulptorin durrsak, Qazim Kërtusha dhe studentët e infermierisë, u zhvillua një bashkëbisedim i frytshëm mbi Ditën e Riciklimit  dhe mënyrën se si mbetjet plastike mund të kthehen në vepra arti . U theksua rëndësia sensibilizuese e artit në ndërgjegjësimin e komunitetit për mbrojtjen e mjedisit.

 Përzgjedhja e simbolit të mjekësisë
Pas diskutimeve, u zgjodh simboli i mjekësisë më përfaqësues: Gota e verës me gjarpërin , një shenjë e njohur ndërkombëtare që lidhet ngushtë me profesionet shëndetësore.


 Raporti i veprës me mjedisin
Vepra është konceptuar për t’u vendosur pranë parkut të gjelbër të UAMD-së, duke krijuar një harmoni mes artit dhe natyrës . Ajo ka një lartësi prej 2.3 metrash, e realizuar nga studentët përmes procesit të riciklimit, me qëllim që parku të shndërrohet në një hapësirë veprash artistike.
Projekti konstruktiv
Instalacioni metalik ka dimensionet 230 x 90 cm dhe është ndërtuar me shufra hekuri të salduara, me diametra të ndryshëm, duke formësuar një gotë të madhe. Në strukturë janë integruar edhe elemente plastike të ricikluara  për të theksuar mesazhin e ndërgjegjësimit mjedisor dhe për ta kthyer veprën në një simbol të fuqishëm edukues.
 
 
Falenderojmë artistin Qazim Kërtusha, studentët e Infermierisë, biznesin KoralFish dhe Dhomën e Avokatisë, Durrës për bashkëpunimin dhe presim vepra të tjera në vijim!
sqAlbanian