

Me punën e saj, Giselda ka treguar se ndryshimi fillon nga individi, por bëhet i fuqishëm kur shndërrohet në veprim komunitar. Ajo ka shërbyer si shembull frymëzues për brezin e ri, duke nxitur pjesëmarrjen aktive, bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin qytetar, për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm, në përputhje me vlerat evropiane të zhvillimit të qëndrueshëm.
Ky çmim nuk është vetëm një vlerësim personal, por edhe një mirënjohje për energjinë, përkushtimin dhe ndikimin real në shoqëri.
Urime dhe suksese të mëtejshme, Giselda Plaku!
Vazhdo të jesh zë i fortë i mjedisit dhe i rinisë aktive!
.