

Më 18 Nëntor 2025, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës i përfaqësuar nga Zv. Rektorja për Kërkimin Shkencor, Prof. Dr. Azeta Tartaraj dhe Përgjegjësja e Departamentit të Sociologjisë (FE), Prof.As. Dr. Juljana Laze morën pjesë në takimin e 3-të të EUA Learning & Teaching Thematic Peer Group, organizuar në Linköping University (Suedi), me fokus te zhvillimi profesional i stafit akademik dhe bashkëpunimi transnacional.
Në këtë grup punues marrin pjesë universitete të përzgjedhura nga Europa, të cilat ndajnë praktika, përvoja dhe strategji për përmirësimin e mësimdhënies dhe procesit mësimor. UAMD është krenare të kontribuojë në këtë rrjet të shkëlqyer ndërkombëtar.
Universitetet pjesëmarrëse: Linkoping University (Sweden), Ruhr University Bochum (Germany), Université Côte d’Azur (France), Universidad de Huelva (Spain), University of Warwick (UK), AAB College (Kosovo), “Aleksandër Moisiu” University – UAMD (Albania), National Polytechnic University of Armenia, (Armenia)
Takimi u fokusua në identifikimin e praktikave të mira, sfidave dhe qasjeve inovative që forcojnë zhvillimin profesional të stafit akademik dhe administrativ në arsimin e lartë europian. Punimet do të finalizohen me një raport rekomandimesh për Forum-in e EUA Learning & Teaching 2026. ![]()
UAMD vijon angazhimin për të mbështetur stafin në zhvillimin e kompetencave dhe për të forcuar partneritetet ndërkombëtare.
#UAMD #EUA #LearningAndTeaching #HigherEducation #InternationalCollaboration #20VjetUAMD