

Më datë 12 nëntor 2025 u realizua me sukses Workshopi informues për aplikimin në
programet Erasmus+ dhe Horizon Europe, i organizuar nga Qendra për Kërkim dhe Ekselencë
në bashkëpunim me Drejtorinë e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në UAMD.
Pjesë e këtij workshopi ishte Agjencia PMable, një agjenci profesionale e specializuar në
shkrimin dhe menaxhimin e projekteve.
Ky workshop pati mjaft interes dhe ofroi mundësi për stafin akademik dhe administrativ të
Universitetit të Aleksandër Moisiu për t’u njohur më shumë rreth aplikimeve në programet
Erasmus+ dhe Horizon Europe, si dhe për të marrë këshilla të vlefshme nga ekspertët në këtë
fushë.