Takimi i tretë i Bordit të Menaxhimit Zero C në Hamburg

Më 18–19 shtator 2025, partnerët e projektit Zero C u mblodhën në Hamburg, Gjermani, për të
zhvilluar takimin e tretë të Bordit të Menaxhimit. Takimi u organizua nga Technische Universität
Hamburg (TUHH) dhe përfshiu diskutime të rëndësishme mbi ecurinë e deritanishme të
projektit, sfidat në implementim dhe planifikimin e hapave të ardhshëm. U prezantuan arritjet në
të gjitha paketat e punës:
● WP1: Menaxhimi i projektit dhe sigurimi i cilësisë (UAMD) – u analizuan sfidat e
implementimit dhe menaxhimit të aktiviteteve.
● WP2: Zhvillimi dhe implementimi i kurrikulave të orientuara drejt aftësive (UV, UAMD,
UoM) – u raportua mbi finalizimin e procesit të përshtatjes dhe rishikimit të materialeve
mësimore, të cilat pas akreditimit do të fillojnë të zbatohen në programet e universiteteve
partnere.
● WP3: Trajnimi i stafit dhe instalimi i pajisjeve të reja (NTUA) – u diskutua për fuqizimin e
kapaciteteve përmes trajnimeve praktike dhe laboratorike.
● WP4: Ndikimi dhe diseminimi (ITS Logistica Puglia) – u prezantuan rezultatet e
deritanishme dhe strategjitë për të rritur shtrirjen e ndikimit të projektit.
Zero C MBM Agenda

Përveç diskutimeve akademike dhe menaxheriale, pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitonin
Portin e Hamburgut me anije, duke parë nga afër funksionimin e një prej porteve më të mëdhenj
në Evropë. Gjithashtu, u organizua një vizitë në laboratorët e Fraunhofer CML, ku u prezantuan

risitë më të fundit në logjistikë dhe transport detar. Këto vizita ofruan një përvojë praktike mbi
mënyrën se si inovacioni teknologjik po transformon sektorin detar dhe atë të logjistikës.
Në përfundim të vitit të dytë të projektit, Zero C ka arritur pothuajse të finalizojë materialet
mësimore të përshtatura për programet e studimit në Shqipëri dhe Mal të Zi. Pas procesit të
akreditimit, kurset do të fillojnë zbatimin në universitetet partnere: UAMD, UV dhe UoM.
Në vijim, do të punohet për:
● Finalizimin e raporteve të sigurimit të cilësisë.
● Akreditimin dhe miratimin zyrtar të kurseve të reja.
● Zhvillimin e materialeve mësimore dhe metodologjisë.
● Fillimin e programeve HND, Bachelor, PhD dhe programeve të mësimit gjatë gjithë jetës
(LLL).
● Konsolidimin e rrjetit rajonal Zero C përmes përfshirjes së aktorëve kyç dhe nënshkrimit
të Memorandumeve të Mirëkuptimit.
Zero C MBM Agenda
Projekti Zero C synon të mbështesë fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të arsimit të lartë
detar në Ballkanin Perëndimor. Ai synon të krijojë kushtet e nevojshme për të përgatitur
profesionistë të rinj që do të jenë të aftë të përballen me sfidat e dekarbonizimit, tranzicionit
energjetik dhe optimizimit të logjistikës, si dhe të zbatojnë kërkesat e IMO dhe Bashkimit
Evropian në sektorin e transportit detar.
Partnerët
Falënderojmë të gjithë partnerët tanë që kontribuojnë në këtë rrugëtim të përbashkët:
● Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD), Shqipëri (Institucion Lider)
● Technische Universität Hamburg (TUHH), Gjermani
● Institut für Maritime Logistik (MLS), Gjermani
● Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë (UV), Shqipëri
● Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës (DCCI), Shqipëri
● Drejtoria e Përgjithshme Detare (GMD), Shqipëri

● Universiteti i Malit të Zi (UoM), Mal i Zi
● Oda Ekonomike e Malit të Zi (PKCG), Mal i Zi
● Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit (EPA), Mal i Zi
● ITS Logistica Puglia (ITS), Itali
● Universiteti Teknik Kombëtar i Athinës (NTUA), Greqi

sqAlbanian