Përshkrimi i Programit:
Masteri Profesional “Terapia Manuale dhe Fizioterapia Muskuloskeletike” synon të avancojë formimin profesional të studentëve të fizioterapisë, duke i përgatitur ata si specialistë të kualifikuar në fusha të ndryshme të rehabilitimit. Ky program ofrohet nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) dhe u dedikohet jo vetëm studentëve që kanë përfunduar ciklin Bachelor në Fizioterapi pranë UAMD-së, por edhe atyre që vijnë nga universitete të tjera vendase.
Programi përqendrohet në zhvillimin e aftësive të avancuara praktike dhe teorike në fushat si: neurologjia, ortopedi-traumatologjia, kirurgjia, pediatria dhe geriatria, duke siguruar një formim të thelluar në trajtimet manuale dhe fizioterapinë muskuloskeletike.
Ky Master Profesional kombinon lëndë bazë, karakterizuese dhe ndërdisiplinore për të ndërtuar një profil të plotë dhe të specializuar të fizioterapistit modern.
Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e nxënësve të moshës së re shkollore.
Objektivat kryesore te programit:
✅ Të përgatisë fizioterapistë të kualifikuar, të aftë për të vepruar në mënyrë të pavarur në mjedise klinike publike dhe private.
✅ Të zhvillojë njohuri të avancuara teorike dhe praktike në fushat kryesore të fizioterapisë rehabilituese.
✅ Të forcojë aftësitë metodologjike dhe kulturore të studentëve përmes lëndëve bazë të detyrueshme.
✅ Të ofrojë përgatitje të thelluar dhe të specializuar në Terapinë Manuale dhe Fizioterapinë Muskuloskeletike përmes lëndëve karakterizuese.
✅ Të mundësojë njohuri në fusha ndërdisiplinore që ndërthurin aspekte të shkencave neurologjike, ortopedike, kirurgjikale dhe pediatrike.
✅ Të mbështesë zhvillimin profesional të vazhdueshëm të studentëve pas përfundimit të ciklit të parë të studimeve.
✅ Të përgatisë studentët për tregun e punës kombëtar dhe ndërkombëtar në sektorin e kujdesit shëndetësor dhe rehabilitimit.
Pyetje të shpeshta nga maturantët…