UAMD në STARS EU Workshop në Suedi

Prof. Asoc. Dr. Ela Golemi dhe Prof. Asoc. Dr. Violeta Neza përfaqësuan Universitetin
“Aleksandër Moisiu” Durrës në workshop-in e zhvilluar në University West, Trollhättan në
Suedi, ku më shumë se 40 studiues nga universitetet partnere të STARS EU u mblodhën për të
ndarë eksperiencat e tyre dhe për të forcuar bashkëpunimin kërkimor brenda aleancës.
Gjatë takimit, pjesëmarrësit prezantuan temat e tyre kërkimore, diskutuan mbi fushat e
përbashkëta dhe identifikuan mundësitë për projekte të reja bashkëpunimi.
Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të partneriteteve të forta në fusha të
ndryshme të kërkim shkencor, duke i dhënë një vlerë të shtuar zhvillimit akademik dhe shkencor
në nivel europian.
Siç u theksua nga Zëvendës Rektori për Internacionalizimin në University West, Z. Per Assmo:
“Universitetet e STARS EU ofrojnë së bashku gjerësi dhe thellësi, duke krijuar potencial për
partneritete të forta dhe konkurruese kërkimore transdisiplinore.”

sqAlbanian