Procedurat e Pranimit 2025-2026

PROCEDURAT E PRANIMIT DHE TË REGJISTRIMIT TË KANDIDATËVE QË APLIKOJNË PËR PROGRAM TË DYTË STUDIMI, NË PROGRAMET E STUDIMEVE ME KARAKTER PROFESIONAL, NË PROGRAMET E CIKLIT TË PARË TË STUDIMEVE SI DHE NË PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË NË UAMD.

 

Kandidati që aplikon për program të dytë studimi paraqet  dokumentacionin e mëposhtëm pranë sekretarisë mësimore që mbulon programin përkatës të studimeve:

  1. a) formularin e aplikimit sipas shtojcës nr. 3 pjesë përbërëse dhe bashkëlidhur kētij udhězimi:
  2. b) deklaratën sipas shtojcës nr. 1, të kētij udhëzimi:
  3. c) kopje të njehsuar me origjinalin e diplomës dhe listën e notave/suplementin e diplomës, të studimeve te arsimit të lartë të kryera më parë:
  4. d) vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, icili do të shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndeve të programit të studimit të ndjekur (nëse kërkohet njohja e provimeve të shlyera dhe/ose e krediteve përkatëse):
  5. e) kopje e njësuar me origjinalin e dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme (për kandidatin që ka pěrfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë pērpara vitit 2011). Në mungesë të diplomës së Maturēs Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë së shkolles së mesme duhet të paraqesë dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në DRAP/ZVAP pěrkatëse si dhe listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar Arkivi i Shtetit;
  6. f) kopje të dokumentit të identifikimit;
  7. g) dy fotografi personale.
sqAlbanian