Bankat e Gjelbra

Përmbledhje e Projektit

Bankat e gjelbra mund të marrin disa forma, por të gjitha ato janë të motivuara nga një qëllim publik – përshpejtimi i zhvillimit me karbon të ulët, rezistent ndaj klimës dhe zhvillim i qëndrueshëm. Një bankë e gjelbër është më shpesh një institucion financiar i specializuar, që vepron në mënyrë komerciale, në pronësi publike ose një strukturë që vepron si një pikë qendrore për rritjen e investimeve vendase në projekte miqësore me klimën dhe të qëndrueshme. Si pikë qendrore për kushtet klimatike të një vendi, një bankë e gjelbër mund të përdorë burime të reja të kapitalit vendas (të tilla si fondet e pensioneve dhe fondet sovrane të pasurisë) dhe kapitalin ndërkombëtar (si bankat e zhvillimit shumëpalësh dhe fondet e klimës).

Bankat e gjelbra mund t’i ndihmojnë vendet të sigurojnë mbrojtjen klimatike që ndonjëherë është e vështirë për t’u aksesuar, ndërkohë që shpërndajnë kapital në tregje dhe teknologji të reja.

Ky projekt është një hap fillestar për përshpejtimin e krijimit të bankave të gjelbra dhe në këtë mënyrë, investimin në zgjidhjet klimatike. Si rrjedhim, ka për qëllim të informojë dhe krijojë një shtysë në vazhdim për:

  • Politikëbërësit e financave, mjedisit dhe energjisë. 
  • Institucionet e zhvillimit dypalësh dhe shumëpalësh që duan të ndihmojnë në formësimin e evolucionit të financimit të projekte miqësore ndaj klimës. 
  • Personat e angazhuar në zbatimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.
  • Investitorët privatë që kërkojnë të bashkëpunojnë me qeveritë në tregjet potenciale.
  • Akademinë që të realizojë seksione informuese.

 

Bankat e gjelbra mund të ndihmojnë institucionet financiare dhe ofruesit e financimit të klimës për të arritur qëllimet e brendshme për të harmonizuar portofolet e tyre nën Marrëveshjen e Parisit. Gjithashtu kanë efekte valëzuese për institucionet financiare vendase, duke i ndihmuar ato të kuptojnë mundësitë e investimit në projekte të qëndrueshme dhe të kalimit në një sistem financiar të gjelbër.

Ato mund të ofrojnë produkte që do të ndihmojnë në uljen e kostove për familjet – për shembull, duke ofruar kapital për projektet diellore në komunitet që ulin faturat e energjisë elektrike pa imponuar barrë borxhi shtesë për familjet. 

Objektivat Kryesore

Investimet në sektorin energjetik kanë qenë të adresuara në energjinë e rinovueshme, si, hidrocentrale, apo edhe impiante fotovoltaike. Financimet e këtyre projekteve përbëjnë segmentin më të rëndësishëm të kredisë së gjelbër në Shqipëri. Përmes projektit do të synohet realizimi i disa objektivave të domosdoshëm si mëposhtë.

Objektiva #1

  • Ndryshimi i klimës paraqet një fenomen pa kufij dhe ndërbrezash, me ndikime të ndryshme dhe të gjera në të gjithë komunitetin global. Përfshirja e edukimit për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në çdo aspekt të jetës dhe të veprimtarisë në shkollat tona është një domosdoshmëri për të ndërtuar një të ardhme sipas modelit të zhvillimit të qëndrueshëm, për të mirën e brezave të sotshëm dhe të ardhshëm. Edukimi është një faktor thelbësor në sfidën globale të ndryshimeve klimatike e cila tashmë po tregon se është një çështje që kërkon një përgjigje gjithëpërfshirëse, si në planin individual dhe në atë global.  Bashkimi Evropian me anë të Marrëveshjes së Gjelbër kërkon të kthejë deri në vitin 2050 kontinentin Evropian në të parin kontinent neutral përsa i përket shkarkimeve të karbonit, një synim ky që nuk mund të arrihet pa një gjeneratë të re qytetarësh të përgjegjshëm për mjedisin. Gjithnjë e më shumë vendoset theksi tek zhvillimi i fëmijëve dhe të rinjve me njohuri dhe kompetenca për veprimin mjedisor dhe qëndrueshmërinë. 

Objektiva #2

  • Nxitje e implementimit të financës së gjelbër, në strategjitë e bankave tregtare në Shqipëri, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, në disa produkte të bankingut për bizneset dhe familjet. Ku për nga volumet, projektet më të rëndësishme të financuara nga sektori bankar janë ato të sektorit energjetik.

Objektiva #3

  • Rritje të përdorimit të kredive të gjelbra nga individët, që kryesisht janë të lidhur me huatë për rritjen e eficiencës së energjisë. Këto kredi mundësojnë financimin e investimeve në produkte apo zgjidhje që mundësojnë kursimin e energjisë. Shembuj të tillë janë huatë për termoizolimin e banesave, ose për blerjen e paneleve diellore. Zakonisht, këto kredi kanë kushte tërheqëse financimi, si norma më të ulëta interesi me mbulim më të ulët kolaterali për klientët dhe mbështeten edhe me skema subvencionuese nga donatorë të huaj.

Objektiva #4

  • Rritja e investimeve të biznesit në panele diellore. Investimet e lidhura me eficiencën e energjisë po përdoren gjithnjë e më shumë edhe nga bizneset, për nevojat e aktiviteteve të tyre. Ngjarje si kriza e çmimeve të energjisë, që ka përfshirë botën, mund t’i japin më shumë shtysë projekteve për këtë qëllim. Një nga produktet më të përdorura në vitet e fundit janë impiantet fotovoltaike, me qëllim shfrytëzimin e energjisë diellore për të prodhuar energji elektrike.

Objektiva #5

  • Emertimi i green bonds, si alternativë për financimin e projekteve të mëdha. Obligacionet e gjelbra janë instrumente borxhi që emetohen me qëllim mbështetjen e projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë pozitiv në mbrojtjen e mjedisit. Ato mund të financojnë projekte që synojnë efikasitetin e energjisë, parandalimin e ndotjes, bujqësinë e qëndrueshme, peshkimin dhe pylltarinë, mbrojtjen e ekosistemeve ujore dhe tokësore, transportin e pastër, ujin e pastër dhe menaxhimin e qëndrueshëm të ujit. Ata gjithashtu financojnë kultivimin e teknologjive miqësore me mjedisin dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike. Obligacionet e gjelbra shpesh shoqërohen me stimuj tatimorë, si përjashtimi nga taksat, duke i bërë ato një investim më tërheqës për investitorët në krahasim me një obligacion të zakonshëm. Për t’u kualifikuar për statusin e bonove të gjelbra, ato shpesh certifikohen nga një palë e tretë, për të vertetuar  se obligacioni do të financojë projekte që sjellin përfitime për mjedisin.

Objektiva #6

  • Bashkëpunimi midis Universiteteve dhe Institucioneve Shtetërore në kuadër të zbatimit të Kapitujve për Anëtarësimin në BE. Kjo ka të bëjë me promovimin e kërkimit dhe inovacionit në fushën e financimit të gjelbër dhe ekonomisë së qëndrueshme. Ku përfshihet rritja e mundësive të financimit të projekteve kërkimore që adresojnë sfidat mjedisore dhe zhvillimin e teknologjive të reja për energjinë e rinovueshme. Organizimin e konferencave dhe seminareve për të rritur ndërgjegjësimin dhe edukimin mbi çështjet e mjedisit dhe financimit të gjelbër. Mbështetjen e programeve edukative që trajtojnë ndryshimet klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm në kurrikulat universitare.

Kalendari i Aktiviteteve:

Objektivi

Rezultati

Aktiviteti 

Periudha kohore

1. Njohja me objektivat e projektit dhe mjetet që do të përdoren për t’i realizuar ato.

Nxitja drejt projekteve miqësore me natyrën, nën financimin nga kreditë e gjelbra apo produkte të tjera alternative.

Workshop – Implementimi i produkteve të gjelbra në bankat tregtare. 

Bankat e gjelbra – Risi apo nevojë?  

Portofoli digjital – Zgjedhje apo zgjidhje?

(Grupet e interesit)

Prill 2025

2. Njohja me qasjen në tregun shqiptar të bankave të gjelbra. 

 

Cdo gjë fillon që në gjenëzë, prandaj informacioni i duhur do të sjellë qasjen e duhur të brezit të ardhshëm ndaj temave si, produktet e gjelbra, kreditë e gjelbra, bankat e gjelbra etj.

Njohja me portofolin digjital

Lores+ si një platformë e re digjitale, fintech.

Implementimi i projekteve të gjelbra.

Hapat për finalizimin e kredive të gjelbra tek bizneset.

Fushatë informuese me studentët e MsC ISDR: Edukimi mbi produkte e gjelbra të ofruara nga bankat  tregtare

 

Lores+: Kredia e gjelbër në biznese

Qershor 2025

3. Shpërndarja e anketës

Njohja me rezultatet e punës shkencore

Përpunimi i të dhënave dhe nxjerrja e rezultateve.

 

Identifikimi i hapave që mund të ndërmerren për angazhimin e akademisë por edhe institucioneve të tjera, në lidhje me përdorimin e produkteve/shërbimeve të gjelbra në afatgjatë.

Anketa – Sa njihen qytetarët me konceptin e produkteve të gjelbra?

 

Konsultimi me rezultatet e anketës (Grupet e interesit)

Korrik -Shtator 2025

4. Bankat e gjelbra, impakti i tyre në Shqipëri dhe sfidat e së ardhmes.

Identifikimi i situatës konkrete ku qëndron Shqipëria në lidhje me produktet/shërbimet e gjelbra dhe bankat e gjelbra, në krahasim me vendet e rajonit.

Seminar në Universitetin “Fan S.Noli” Korcë, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Financë-Kontabilitetit.

Tetor 2025

5. Përmbledhja e aktiviteteve të realizuara në kuadër të projektit

Rezultate e prekshme nga aplikimi i projektit.

 

Vazhdimësia e projektit.

 

Informimi i grupeve të ndryshme të interesit.

Newsletter me arritjet e projektit nën moton “Të gjithë drejt produkteve të gjelbra”

Dhjetor 2025

 

Green Banking Project Kick-off Meeting

Investing for a Sustainable Future!
Sustainable investment strategies and Green financing opportunities (renewable energy, eco-friendly loans).

Implementimi i produkteve të gjelbra në bankat tregtare. Bankat e gjelbra – Risi apo nevojë?

Gjatë ditës së premte, datë 18.04.2025 u zhvillua Workshop-i me temë: “Implementimi i produkteve të gjelbra në bankat tregtare. Bankat e gjelbra – Risi apo nevojë?”, në kuadër të zbatimit të projektit “Bankat e gjelbra – institucione financiare ose lehtësira të dedikuara për të përshpejtuar kalimin drejt një ekonomie të qëndrueshme”, projekt i kërkimit shkencor i financuar nga Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës, i koordinuar nga Prof.As.Dr. Arjeta Shpuza (Hallunovi).

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte krijimi i një platformë të hapur diskutimi mbi mënyrat se si bankat tregtare mund të integrojnë produkte të gjelbra në portofolin e tyre, si një përgjigje ndaj nevojave të reja të tregut, por edhe si një kontribut i drejtpërdrejtë ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe nxitjes së një ekonomie të përgjegjshme.

Fushata informuese me studentët bachelor/master të Fakultetit të Biznesit mbi edukimin në lidhje produktet e gjelbra të ofruara nga bankat tregtare shqiptare. Raste të kresisë së gjelbër në biznese

📚Sot u zhvillua aktiviteti me temë “Fushata informuese me studentët bachelor/master të Fakultetit të Biznesit mbi edukimin në lidhje produktet e gjelbra të ofruara nga bankat tregtare shqiptare. Raste të kresisë së gjelbër në biznese”.

Ky aktivitet vjen në vazhdën e implementimit të projektit të kërkimit shkencor të financuar nga UAMD, me titull “Green banks: 🟩Financial institutions or facilities dedicated to acceleratingthe shift to a sustainable economy”.
Në fjalën e hapjes së aktivitetit Prof.As.Dr. Hallunovi përveç rëndësisë së aktivitetit, prezantoj edhe laboratorin e softwareve FinBook Lab, një risi në Universitetet shqiptare.
Gjatë ligjeratës së Prof.As.Dr. Anamali studentët u njohën me qasjen në tregun shqiptar të bankave të gjelbra dhe produkteve të gjelbra. Theksi u vu edhe në njohjen me portofolin digjital dhe platformat e reja digjitale, si fintech.

Në fund pati pyetje, diskutime dhe demostrime të rasteve konkrete nga studentët dhe anëtarët e grupit të punës, si Prof.As.Dr. Vangjeli, Prof.As.Dr. Shosha, Dr. Istrefi dhe Dr. Proç. Lamçja.

Hartimi i Pyetësorit

Ditën e sotme grupi i punës u mblodh për të hartuar pyetesorin në lidhje me njohjen që kanë konsumatorët për produktet e gjelbra që ofrohen në bankat tregtare. Në vazhdim do të realizohet shpërndarja dhe nxjerrja e rezultateve me qëllim publikimin e artikullit me indeks Scopus, si një nga objektivat e projektit dhe kontributit në literaturën shqiptare.

Përfituesit direkt

Akademia, duke qënë se ky projekt mund të jetë edhe një fillim i mirë që të ketë një modul të vecantë që mund të vendoset në kurrikulën e programeve të studimit bachelor/master në lidhje me rëndësinë e ekonomisë qarkulluese, financës së gjelbër, bankave të gjelbra, produkteve/shërbimeve të gjelbra etj.

Institucionet financiare, kryesisht bankat e nivelit të dytë, që mund të kenë një shtysë për rritjen produkteve/shërbimeve që ofrojnë duke u përpjekur të kalojnë drejt platformave tërësisht digjitale, aplikacioneve apo portofolit digjital.

  • Diversifikimi i portofolit të investimeve me produkte të gjelbra dhe të qëndrueshme.
  • Përmirësimi i vlerësimeve të rrezikut dhe rritja e stabilitetit financiar.
  • Pjesëmarrja në tregje të reja dhe tërheqja e investitorëve të përgjegjshëm ndaj mjedisit.

Publiku i gjerë, që mund të ndërgjegjësohet për të përqafuar më shumë moton drejt të gjelbrës.

Qytetarët dhe komunitetet do të përfitojnë nga përmirësimi i mjedisit dhe nga rritja e ndërgjegjësimit për ndryshimet klimatike dhe praktikat e qëndrueshme.

  • Reduktimi i ndotjes dhe përmirësimi i cilësisë së ajrit dhe ujit.
  • Rritja e efikasitetit energjetik në banesa dhe komunitete.
  • Përmirësimi i shëndetit dhe mirëqenies përmes një mjedisi më të pastër.

Bizneset dhe industria do të përfitojnë nga mundësitë e reja për investime dhe nga politikat mbështetëse për zhvillimin e projekteve të gjelbra.

  • Ulja e kostove të energjisë dhe rritja e efikasitetit operacional.
  • Përmirësimi i reputacionit dhe tërheqja e konsumatorëve të ndjeshëm ndaj mjedisit.
  • Rritja e konkurrueshmërisë në tregjet ndërkombëtare përmes adoptimit të praktikave të qëndrueshme.

Qeveria dhe institucionet publike do të përfitojnë nga zbatimi i politikave të gjelbra dhe nga përmirësimi i kapaciteteve për menaxhimin e ndryshimeve klimatike.

  • Përmbushja e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm dhe angazhimeve ndërkombëtare për klimën.
  • Reduktimi i kostove të shëndetësisë dhe menaxhimit të krizave mjedisore.
  • Rritja e mbështetjes ndërkombëtare dhe e financimeve për projekte të gjelbra.

Përfituesit Indirekt:

Shoqëria civile dhe organizatat jofitimprurëse do të përfitojnë nga mbështetja për iniciativat e tyre dhe nga rritja e ndërgjegjësimit publik për çështjet mjedisore.

  • Rritja e fondeve dhe mbështetjes për projektet e tyre mjedisore dhe sociale.
  • Forcimi i kapaciteteve për të ndikuar në politikat publike dhe vendimmarrjen.
  • Përmirësimi i bashkëpunimit me sektorët publik dhe privat për zgjidhjen e sfidave mjedisore.

 

Forcimi i Kërkimit dhe Zhvillimit (R&D) në Sektorin e Energjisë së Rinovueshme

  • Financimin e laboratorëve dhe qendrave kërkimore në të ardhmen që fokusohen në inovacionet në fushën e energjisë së rinovueshme.
  • Nxitjen e bashkëpunimit midis institucioneve akademike dhe sektorit privat për zhvillimin e projekteve kërkimore dhe aplikative.
  • Sigurimin e fondeve për zhvillimin e projekteve pilot dhe demonstrative që tregojnë potencialin e teknologjive të reja për energjinë e rinovueshme.

Promovimi i Teknologjive të Pastra dhe Inovacioneve të Qëndrueshme

  • Mbështetjen e start-up-ve dhe ndërmarrjeve që zhvillojnë teknologji të gjelbra.
  • Financimin e projekteve që synojnë zhvillimin e teknologjive miqësore me mjedisin dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike.
  • Inkurajimin e përdorimit të materialeve të qëndrueshme dhe proceseve të prodhimit që reduktojnë ndotjen dhe konsumimin e burimeve natyrore

Personeli që do të përfshihet në projekt:

Grada shkencore/ Titulli/ Statusi

Roli (koordinator ose anëtar)

Emër mbiemër

Fakulteti dhe Departamenti

Detyrat në projekt 

Dr / Lektore me kohë të plotë

Koordinatore

Arjeta Shpuza (Hallunovi)

Fakulteti i Biznesit/Departamenti i Financë-Kontabilitetit

Koordinimi i të gjitha aktiviteteve të parashikuara në kalendarin e aktiviteteve (shtojca 4).

Prof.As/

Përgjegjëse Departamenti

Anëtare

Rovena Vangjel

Fakulteti i Biznesit/Departammenti i Financë-Kontabilitetit

Ndjekje e Workshop-it të hapjes së projektit.

Pjesë e organizimit së seminarit në Universitetin “Fan S.Noli” Korcë.

Menaxhon hartimin e anketës.

Kontribuojë në hartimin e newsletter për pasqyrimin e aktiviteteve të projektit.  

Prof.As/ Lektore me kohë të plotë

Anëtare

Bitila Shosha

Fakulteti i Biznesit/Departammenti i Financë-Kontabilitetit

Pjesë e Workshop-it të hapjes së projektit.

Kontribuojë në hartimin e newsletter për pasqyrimin e aktiviteteve të projektit.  

Prof.As / Lektore me kohë të plotë

Anëtare

Armela Anamali

Fakulteti i Biznesit/Departammenti i Financë-Kontabilitetit

Pjesë e Workshop-it të hapjes së projektit.

Kontribuojë në hartimin e newsletter për pasqyrimin e aktiviteteve të projektit.  

Dr/ Lektore me kohë të plotë

Anëtare

Enida Istrefi

Fakulteti i Biznesit/Departammenti i Financë-Kontabilitetit

Pjesë e Workshop-it të hapjes së projektit.

Promovon fushatën informuese mbi bankat e gjelbra.

Kontribuojë në hartimin e newsletter për pasqyrimin e aktiviteteve të projektit.  

Dr process / Lektore me kohë të plotë

Anëtare

Jonida Lamcja

Fakulteti i Biznesit/Departammenti i Financë-Kontabilitetit

Pjesë e Workshop-it të hapjes së projektit.

Përpunon të dhënat e anketës.

Kontribuojë në hartimin e newsletter për pasqyrimin e aktiviteteve të projektit.  

sqAlbanian