
- This veprimtari has passed.
Sot u zhvillua eventi “Start-up Studentor”, një nismë e përbashkët mes Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Fakultetit të Biznesit, në praninë e Rektorit të UAMD, dekanëve, përfaqësuesve të bizneseve dhe studentëve.
U theksua rëndësia e lidhjes së arsimit me tregun e punës dhe u inkurajuan studentët për ide inovatore.
Projektet studentore u vlerësuan nga një juri profesionale dhe u ndanë tre çmime për idetë me më shumë potencial.
Ky event shënon një hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të sipërmarrjes studentore dhe bashkëpunimit me industrinë!