
- This veprimtari has passed.
Më 3 Prill 2025, në një nismë të Prof. Asoc. Dr. Edlira Abdurahmani, Departamenti i Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Edukimit priti dy studiueset e njohura: Prof. Ledi Shamku-Shkreli dhe Prof. Merita Sauku Bruci, së bashku me anëtarë të Institutit Albanologjik të Tiranës.
Takimi, me pjesëmarrjen e studentëve të programeve Bachelor dhe Master, kishte si synim ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e kërkimeve shkencore në gjuhësi, me fokus të veçantë në toponimi.
Prof. Shamku-Shkreli dhe Prof. Sauku Bruci ndanë eksperiencat e tyre dhe ftesën për bashkëpunim të ardhshëm me studentët, në kuadër të nismës “Thirre Vendin Tënd”.
Diskutimet e zhvilluara sollën ide të reja dhe motivim për përfshirje aktive në kërkimin shkencor.