Rektorët e UAMD dhe ASOIU formalizojnë marrëveshjen e parë dypalëshe të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.

Me ftesë zyrtare nga State Oil and Industry University në Baku, Azerbajxhan, (ASOIU) Rektori i UAMD, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi u prit me datë 10 Qershor në një ceremoni tejet miqësore nga Rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Rufat Azizov dhe drejtuesit e njësive akademike të institucionit.


Gjatë ceremonisë, dy rektorët firmosën një marrëveshje bashkëpunimi, e para marrëveshje e ASOIU me një universitet shqiptar, si edhe u diskutua konkretisht mbi disa fusha të rëndësishme bashkëpunimi.

Partneriteti midis dy universiteteve do të zhvillohet përgjatë tre drejtimeve kryesore:

✅ Lëvizshmëria e Studentëve dhe Stafit Akademik:
– Shkëmbimi i studentëve të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë të studimeve, si edhe për studime afatshkurtra, praktika ose programe semestrale.
– Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie, trajnim dhe ngritje kapacitetesh.
– Zhvillimi i programeve të strukturuara të lëvizshmërisë akademike midis të dy institucioneve.

Mbikëqyrje e Përbashkët dhe Diploma Duale / Të Përbashkëta

– Mbikqyrje e përbashkët për studentë të Masterit dhe Doktoraturës në programe në të cilat përputhen pikat tona të forta akademike, si:
– Inxhinieria, Menaxhimi Industrial, Studimet Profesionale
– Administrimi i Biznesit
– Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit, etj
– Eksplorimi i zhvillimit të programeve të diplomave të dyfishta dhe të diplomave të përbashkëta.

Publikimet dhe Organizimi i Konferencave Kërkimore-Shkencore

– Bashkëpunimi në projekte të përbashkëta kërkimore që adresojnë sfidat e sotme akademike dhe të lidhura me industrinë dhe novacionin.
– Botimi i hulumtimeve të bashkëautorëve në revista me faktor impakti dhe të indeksuara.
– Organizimi i konferencave, “start-up”-eve dhe eventeve tematike të përbashkëta shkencore që bashkojnë komunitetet tona kërkimore-shkencore.



UAMD është e përkushtuar te ndërkombëtarizimi duke thelluar bashkëpunimin me institucione akademike prestigjioze e rritur cilësinë e ofertës akademike në vend, rajon, Evropë e më gjerë.

sqAlbanian