Open Day ne UAMD!

Një ftesë për Ty – OPEN DAY në UAMD
24 & 25 Prill 2025, ora 10:00

Nëse je pranë zgjedhjes së rrugës tënde universitare, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës të fton në dy ditë të hapura që mund të bëhen vendimtare për të ardhmen tënde.

Më 24 dhe 25 Prill, duke nisur nga ora 10:00, kampusi ynë universitar do të hapi dyert për maturantët dhe të gjithë të rinjtë që duan të njihen nga afër me jetën universitare në UAMD – një universitet publik, bashkëkohor dhe i orientuar drejt tregut të punës.

Çfarë të pret më 24 & 25 prill?
– Njihesh nga afër me veprimtarinë e Fakultetit të Edukimit, Fakultetit të Biznesit, Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike, Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, dhe Fakultetit të Studimeve Profesionale – 5 shtyllat kryesore të UAMD-së.
– Prezantim i detajuar i programeve të studimit në të gjitha fushat: Ekonomi, Turizëm, Teknologji Informacioni, Drejtësi, Gjuhë të Huaja, Edukim dhe Shkenca Sociale, Shkenca të Aplikuara etj.
– Biseda të hapura me stafin akademik dhe studentë të diplomuar që ndajnë eksperiencën e tyre.
– Vizita në auditorë, laboratorë dhe ambiente sociale të kampusit.
– Informacion i plotë mbi tarifat, mundësitë e bursave dhe mbështetjen për studentët.

Përveç informimit dhe orientimit, do të përjetosh atmosferën e gjallë studentore të universitetit tonë dhe do të ndjekësh aktivitete të ndryshme të përgatitura nga secili fakultet.

UAMD është universiteti i të rinjve që duan cilësi, përgatitje praktike dhe një diplomë të vlefshme brenda dhe jashtë vendit.

Me partneritete të shumta ndërkombëtare, laboratorë modernë dhe një staf akademik të përkushtuar, ne jemi gati të të ndihmojmë të bësh hapin e madh drejt së ardhmes.

Ejani dhe bëhuni pjesë e familjes UAMD!

Ne ju presim në kampusin tonë prej orës 10:00 – dy ditë për t’u njohur, për të pyetur, për të zbuluar dhe për të zgjedhur me bindje rrugën që të çon larg.

#OpenDayUAMD
#UAMD2025
#ZgjidhTëArdhmen
#UniversitetiQëDuanTëRinjtë
#BëhuStudentUAMD
#AleksandërMoisiuDurrës

sqAlbanian