Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës Prof.Dr. Shkëlqim Fortuzi, priti sot përfaqësuesit e kompanisë së njohur italiane “Lutech Group.” Pjesëmarrës në takim ishin Z. Gianluca Ciminata, përfaqësues i Lutech Group në Shqipëri, dhe Z. Andrea Rossetti, Drejtor i Transformimit Digjital në Lutech.
Gjatë takimit, u diskutua për bashkëpunimin midis Universitetit “Aleksandër Moisiu” dhe Lutech Group, përfshirë:
•Zhvillimin e programeve të reja studimi në gjuhën angleze dhe përshtatjen e programeve aktuale sipas kërkesave të tregut të punës.
•Investimi në infrastrukturën e laboratorëve të teknologjisë së inovacionit për studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu.”
•Zhvillimi i praktikave profesionale dhe mundësive të punësimit për studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit – UAMD.