Studentët e UAMD bashkëbisedim me Rektorin Prof.Dr.Shkëlqim Fortuzi
Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, zhvilloi sot një bashkëbisedim me studentët, ku diskutoi për ecurinë e proçesit mësimor dhe pritshmëritë dhe sfidat për të ardhmen. Gjatë takimit, Rektori i informoi studentët për arritjet e universitetit, për planin strategjik, realizimin e vërtetimeve online, kartat e studentëve, internetin falas, përmirësimin e infrastrukturës mësimore dhe ambienteve relaksuese, etj.
Ai i siguroi ata që zëri i tyre është i rëndësishëm për zhvillimet brenda institucionit, duke iu garantuar transparencë të plotë për çdo zhvillim.
Studentët vlerësuan punën dhe përpjekjet e stafit akademik dhe drejtuesve të universitetit, por ngritën gjithashtu çështje që lidhen me jetën universitare. Ata morën garanci nga Rektori për zgjidhjen e këtyre shqetësimeve dhe iu kërkua të jenë pjesë aktive e nismave dhe vendimmarrjes së universitetit në të ardhmen.