Në Kosovë, përmes ngjarjeve të ndryshme, këtë vit shënohet 17-vjetori i shpalljes së pavarësisë. Në mbrëmjen gala që u zhvillua në Tiranë me rastin e 17 vjetorit të
Pavarësisë së Republikës së Kosovës ishin të pranishëm zyrtarë të lartë qeveritarë, shkëlqesi ambasador, atashe ushtarakë, personalitete të shquara Shqiptare dhe te huaj dhe gjithashtu me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Kosovës, shkëlqesisë së tij z. Skënder Durmishi, patën kënaqësinë të marrin pjesë një grup studentësh të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomatike të drejtuar nga lektore Mirela Metushaj.
Studentët tashmë bëhen pjesë vazhdimisht e aktiviteteve të zhvilluara nga përfaqësitë e akredituara diplomatike të huaja në vend. Studentët përgëzuan Ambasadorin Durmishi për organizimim mbresëlënës dhe e uruan për pavarësinë.