Menaxhim Hoteleri Turizëm pranë DESTIP

 

Përshkrimi i Programit:

Menaxhim i Hoteleri-Turizëm; Ky program studimi ofron mundësi për  pregaditjen e profesionistëve në fushën e menaxhimit të hoteleri turizmit përmes ndërthurjes së njohurive profesionale me lëndë të profilit ekonomik, juridik dhe  të menaxhimit, duke pregaditur specialistë për hartimin, zbatimin  dhe kontrollin të strategjive dhe objektivave të kompanive që operojnë në fushën e hoteleri turizmit.

  Studentët e Destip ( specifikisht ata të Menaxhim Hoteleri  Turizmit)  këto aftësi profesionale u mundësohet që ti prekin nga afër nëpërmjet zhvillimit të praktikave profesionale pranë  ndërmarrjeve me  të cilat zhvillojnë këto praktikat për gjatë gjithë kohës së studimeve. 

Programi për pjesën teorike ofron njohuritë e nevojshme mësimore në fushën juridike,  të ekonomisë dhe menaxhimit, ndërsa pranë kompanive trajnuese studentët shikojnë dhe aplikojnë dhe në praktikë bazat teorike duke fituar kështu status të dyfishtë  STUDENT dhe njëkohësisht PUNONJES i kompanisë.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve.

Përse duhet të studioni në këtë program?

  • Një menaxher i fushës së hoteleri turizmit është një profesion që po njeh rritje të madhe sëbashku me zhvillimin dhe me rritjen e sektorit të turizmit në vendin tonë.

  • Ky program studimi ofron një mundësi shumë të mirë për studentët pasi falë zhvillimit të praktikave profesionale përgjatë gjithë viteve të studimit, element i cili  lejon të realizonjnë një karrierë profesionale si në sektorin publik dhe në atë privat.

  • Të diplomuarit në menaxhim hoteleri turizëm falë sistemit dual që DESTIP ofron  janë në gjendje të hyjnë në pozicione profesionale menaxheriale në turizëm, mikpritje, restorante dhe fusha të menaxhimit të eventeve  të tilla si konventa dhe qendrat e vizitorëve, organizatat e menaxhimit të destinacioneve, qendrat e konferencave, vendpushimet, kazinotë, hotelet, parqet tematike, teatrot, restorantet dhe klubet.

  •  Përvoja e punës pranë kompanive ku zhvillohen praktikat profesionale u mundëson  studentëve të forcojnë lidhjet midis teorisë së mësuar dhe praktikës së zhvilluar  në këtë fushë, duke përmirësuar kështu arsimimin dhe aftësitë e tyre profesionale menaxheriale.

Ku  mund të punësoheni pas përfundimeve të studimeve:

Mundësitë e punësimit janë të shumta, pranë të gjitha bizneseve që operojnë në fushën e hoteleri  turizmit, pranë Agjensive të ndryshme turistike apo të Tour Operatorëve që operojnë në horeleri turizëm. Mundësi punësimi ka dhe në sektorin publik pranë Bashkive apo dhe Prefekturave. Studentët specializohen në menaxhim të aktivitetit publik e privat, biznese të vogla të mesme, hotele, restorante, agjenci e zyra turistike, si guida turistike, tour operatorëve etj.

Ky  program do t’ju vijë në ndihmë të diplomuarve që të punësohen pranë operatorëve turistikë dhe institucioneve të pushtetit vendor në plotësimin e nevojave lokale, rajonale, kombëtare për të përballuar sfidat e sezoneve turistike në përputhje me zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Turizmit.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian