Mekanike Detare

 

Përshkrimi i Programit:

Programi i studimit dy vjeçar Diplomë Profesionale në “Mekanikë Detare” është program studimi që do të zhvillohet në njësinë kryesore Fakulteti i Studimeve Profesionale të Universitetit “Aleksander Moisiu” Durrës, me vendim nr.15 datë 25.10.2019 të njësisë bazë Departamenti i Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë.

Kushtet aktuale të zhvillimit intensiv ekonomik të vendit dhe në veçanti sektori i transportit detar bëjnë të domosdoshme nevojën për personel sa më të kualifikuar edhe në sektorin e mekanikës detare, që së bashku me pozitën gjeografike të qytetit të Durresit (kryeqender e detarisë së vendit) janë kriteret kryesore të hapjes së këtij programi studimi.

Programi bazohet në njohuri teorike e më shumë në ato praktike rreth motorave të anijeve,elektromekanizmave të tillë si vinçi i spirancës, i kiçit, i hambarëve, elektrokompresorëve të ajrit,elektropompave të ujit, vajit e të lëndës djegëse, nyjeve, agregateve si separatorët e lëndës djegëse, të vajit dhe të sentinave, variatorët dhe motorët kryesore dhe ndihmës të lundrimit, gjeneratorëve, linjën e aks-elikës, grupit të timonit, sistemeve elektronike-elektrike dhe sistemeve të dublimit të tubacioneve të ajrit, të ujit, të vajit e të lëndës djegëse të anijeve (të transportit të mallrave, pasagjerëve, të peshkimit,etj).

Theksi do të vendoset në metodat e riparimit dhe sidomos ne teknikat e mirëmbajtjes dhe kontrolleve periodike sipas funksionit dhe orëve të punës që kryejnë.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “Mekanik Detare”

Pse duhet te studioni ne kete program ?

Programi i studimit dy vjeçar Diplomë Profesionale në “Mekanike Detare” synon të krijoj brezat e parë të mekanikëve detarë, të cilët krahas njohurive teorike do të pajisen me shprehi dhe aftësi të larta praktike dhe profesionale të aftë edhe për tregun kombëtar dhe ndërkombëtar të punës.

Programi ndihmon në analizimin kritik e të menduarit në mënyrë racionale të problemeve e situatave për të kuptuar sfidat e ndryshme teknike për këto sisteme.

Ky mision është në përputhje të plotë me misionin e Fakultetit të Studimeve Profesionale dhe të vetë Universitetit “Aleksandër Moisiu” për arritjen e standarteve më të larta akademike dhe aftësive profesionale dhe ka si qëllim kryesor përgatitjen, kualifikimin dhe punësimin e shpejtë të personelit mekanik detar pranë sektorëve të makinerive të anijeve duke i’u pergjigjur sa më mirë kushteve të ekonomisë së tregut. Ne mendojmë se ky mision do të arrihet nëpërmjet këtyre objektivave:

– duke përgatitur specialistë të kualifikuar në sektorin e motor-gjeneratorëve dhe të turbinave të anijeve.

– duke përgatitur specialistë të kualifikuar në sektorin e elektromekanizmave, agregateve dhe sistemeve të drejtimit e të komandimit te anijeve.

 

Ku mund te punesoheni pas perfundimit te studimeve ?

Diploma Profesionale ne Degen Mekanike Detare krijon mundesine te punesohesh si specialist i Mekanikes Detare prane :

-sektorit te makinerise ne anijet,tragetet,postalet,etj e flotes sone tregtare,apo dhe ato nderkombetare.

-oficinave te riparimit dhe grupeve te specialisteve te  mirembajtjes se sektorit te makinerise te motopeshkatoreve dhe anijeve te tregtare te kompanive te ndryshme qe operojne ne transportin detar.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian