Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron drejtorisë së projekteve dhe marrëdhënieve me jashtë mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim në Universitetin e Lodz në Poloni.(https://www.uni.lodz.pl/en/).
Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin administrativ në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave:
· 1 (një) për staf administrativ.
Lloji i mobilitetit:
· Trajnim (12-16 Maj 2025).
Fushat:
· Drejtoria e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë.
Specifikat lidhur me trajnimin:
· Prezantim për eksperiencat e deritanishme të projekteve të UAMD;
· Prezantim për bashkëpunimet mes vendeve te programit Erasmus+ dhe atyre jo të asociuara si dhe mbi procedurat e levizshmërisë së studentëve.
Afati i aplikimit: 10 Dhjetor 2024.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Chieti, Pescara në Itali:
– CV në gjuhën angleze;
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;
– Kopje e pasaportës;
– Letër Motivimi.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresënkelikertusha@uamd.edu.al, ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.