Projekti @zeroc, një projekt i financuar nga Bashkimi Europian dhe nga ku universiteti ynë është lider, padyshim që po bën hapa të sigurt drejt Transportit Detar të Qendrueshëm! Gjatë datave 1-4 tetor 2024, në kuadër të këtij projekti u organizua një trajnim dhe takim rëndësishëm i konsorciumit në Universitetin Teknik të Athinës. Dy ditët e para ishin të dedikuara për trajnim, ku u trajtuan tema kryesore si efikasiteti energjetik dhe sistemet inovative të lëvizjes për të reduktuar emetimet e CO2 në transportin detar. Në ditët që pasuan, takimi i konsorciumit vuri theksin në menaxhimin e projektit dhe zhvillimin e kurrikulave për aftësitë e reja në dekarbonizim dhe logjistikë, duke diskutuar progresin dhe sfidat në zbatimin e objektivave. Na ndiqni për më shumë! Drejt Dekarbonizimit dhe Efikasitetit të Energjisë në Industrinë e Transportit Detar!��️