CAPACITY BUILDING TRAINING AND CONSULTANCY SESSIONS FOR MANAGEMENT STAFF- STAND

Më datë 14.09.2023, ora 09:30-13:30, në ambientet e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, u zhvillua trajnimi “CAPACITY BUILDING TRAINING AND CONSULTANCY SESSIONS FOR MANAGEMENT STAFF” në kuadër të Projektit STAND. Gjatë kësaj periudhe janë organizuar trajnime për ngritjen e kapaciteteve dhe sesione konsultative dedikuar stafit administrativ të institucioneve të arsimit të lartë. Ky aktivitet kishte për qëllim zhvillimin e aftësive menaxheriale, rritjen e efikasitetit në proceset vendimmarrëse dhe përmirësimin e qasjeve strategjike për përmbushjen e objektivave institucionale. Trajnimet dhe konsultimet dhanë udhëzime për praktikat më të mira në menaxhimin e arsimit të lartë dhe forcimin institucional.