Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Danubius University of Galati, Rumani.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim në Universitetin e Danubius, Rumani. (University of Danubius ).

Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Numri i kuotave:

·  10 (dhjetë) për staf akademik.

Lloji i  mobilitetit:

·  Trajnim  (13-17 Maj 2024)

Fakultetet:

·  Fakulteti i Edukimit

·  Fakulteti i Shkencave Politike Juridike

·  Fakulteti i Biznesit

·  Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

·  Fakulteti i Studimeve Profesionale;

Afati i aplikimit: 11 Prill 2024.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Danubius University of Galati, Rumani:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; 

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;

–     Kopje e pasaportës;

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.alccarbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian