HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN GRANADA, SPANJË

PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË DHE TË
DYTË TË STUDIMEVE (BACHELOR DHE MASTER).

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes
Universitetit të Granadës, Spanjë dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën
2021-2027 hapet thirrja për aplikime të studentëve, në nivelin Bachelor/Master në fakultetet si
më poshtë vijon:
•  2 (dy) mobilitete për studentë për semestrin e parë, viti akademik 2024-2025
– Fakulteti i Biznesit
– Fakulteti i Edukimit
– Fakulteti i Teknologjisë dhe Informacionit
– Fakulteti i Shkencave Politike Juridike
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, kandidatët fitues do të përzgjidhen në
bashkëpunim me Universitetin pritës
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
– Performancë të mirë akademike;
– Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
– Vërtetim notash
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
Bursa e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro/muaj dhe 360 Euro për transportin.

Afati i aplikimit është deri më datë 17 Prill 2024.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresen adresën belisakorriku@uamd.edu.al
 duke kopjuar (cc) 
arbamerhori@uamd.edu.al
ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 316,
Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.