Studentët e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomatike takojnë Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri z. Silvio Gonzato

Studentët e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomatike takojnë Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri z. Silvio Gonzato.

Një grup studentësh të Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike të udhëhequr nga lektore Dr. Mirela Metushaj u pritën për një bashkëbisedim me Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, pranë ambjenteve të Delegacionit të Bashkimit Evropian ” Europe House” në Tiranë.

Gjatë takimit studentët drejtuan pyetje lidhur me marrëdhëniet aktuale Shqipëri-BE, rrugëtimi i Shqipërisë drejt integrimit, premisat afatshkurtëra dhe afatgjata për integrim, situata politike – shoqërore në Shqipëri e parë nga lentet e një diplomati të huaj, etj.

Takimi u mbyll me dëshirën dhe ftesën që ambasadori të vizitojë UAMD për një leksion të hapur rreth Diplomacisë Publike dhe Bashkimit Evropian.

sqAlbanian