HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN SAXION, NË HOLLANDË

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes
Universitetit të Saxion në Hollandë dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën
2023-2027 hapet thirrja për aplikime të studentëve, në nivelin bachelor në fakultetet si më poshtë
vijon:
•  6 (gjashtë) mobilitete për studentë për vitin akademik 2023-2024
– Fakulteti i Shkencave Politike Juridike/ Departamenti i Shkencave Politike;
– Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, kandidatët fitues do të përzgjidhen vetëm nga
Universiteti pritës
  Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;
– Performancë të mire akademike;
– Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
– Vërtetim studenti;
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze;
– Fotografi pasaporte, ne formatin JPEG, dërguar elektronikisht.
Mobiliteti konsiston në një javë punë në grup në projekt, në datat 4 – 8 Dhjetor 2023.
Bursa e përfituesit të shkëmbimit: 70 Euro/dita, dhe 275 Euro për transportin.

Afati i aplikimit është deri më datë 9 Tetor 2023.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresen adresën belisakorriku@uamd.edu.al
 duke kopjuar (cc) 
arbamerhori@uamd.edu.al
ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 316,
Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian