Menaxhim Transporti Detar/Tokësor

 

Përshkrimi i Programit:

Ky program është i projektuar për të transmetuar tek studentët aftësi të shumta profesionale të nevojshme, në mënyrë që ata të jenë të suksesshëm në tregun e punës.
Programi i studimit 2-vjeçar në  “Menaxhim Transporti Detar/Tokësor” krijon një sërë mundësish për të bërë karrierë në fushën profesionale.
Njëkohësisht, mundëson punësimin në sektorin privat dhe publik, pasi programi krijon njohuri të plotë për agjensitë dhe shoqëritë apo entet e ndryshme të transportit të udhëtarëve dhe të mallrave, si në rrugë detare dhe në tokësore e ajrore.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “Menaxhim Transporti Detar/Tokësor”

Pse duhet të studioni në këtë program?

Qëllimi i këtij programi është aftësimi dhe edukimi i profesionistëve të ardhshëm në fushën e transportit, duke studjuar në detaje problematikat e transportit detar dhe tokësor në vendin tonë, të modeleve të tyre për një transport të qëndrueshëm e miqësor me mjedisin; ndërthurja e mënyrave të transportit për t’u integruar në rrjetin e koridoreve rrugore dhe autostradave detare të vendeve të rajonit dhe hapësirës së përbashkët europiane; përfitimet që ka vendi ynë nga transporti.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Programi 2-vjecar në “Menaxhim Transporti Detar/Tokësor” zhvillon një sërë aftësish, si ato praktike dhe menaxheriale, me qëllim marrjen e vendimeve të duhura në agjensi, shoqëri apo ente të ndryshme të transportit të mallrave dhe pasagjerëve, si ato detare dhe ato tokësore, në Njësitë vendore në zyrat e shërbimeve të transportit.

Njohuritë e marra janë të formimit të përgjithshëm teoriko-praktik në fushën e transportit. Në përfundim të programit, studenti përfiton njohuri dhe aftësi të një specialisti të fushës së transportit, asistentë, menaxherë në agjensi e në shoqëri të ndryshme  në sektorin privat dhe në atë publik.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian