Matematikë – Informatikë

 

Përshkrimi i Programit:

Programi i studimit Bachelor në “Matematikë Informatikë” është 1 nga programet e Departamentit të Matematikës, pranë Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit. Ky program i siguron studentëve një përgatitje dhe edukim në disa fusha të sigurta dhe premtuese në tregun e punës në Shqipëri.

Së pari, ajo i përgatit studentët e programit Bachelorit drejt profesionit të nderuar dhe shumë të
vlerësuar të mësimdhënies, si mësues matematike në shkollat 9- vjçare dhe të mesme.
Së dyti, ajo i përgatit studentët e Bachelor në profesionin e mësuesit të Informatikës, për shkollat
e arsimit 9- vjeçar dhe të mesëm. Së treti, ajo i përgatit studentët në fushën e Informatikës si profesion, të Programimit, të shërbimeve të IT, të sigurisë së Informacionit, etj. Së katërti, ajo i përgatit studentët në fushën e Menaxhimit dhe të Administrimit të kompanive, për shkak të dijeve të thelluara në programet kompjuterike, në mirëmbajtjen e faqeve të Internetit, në përdorimin e softuerëve që përdoren nga kompanitë si dhe një periudhe të studimeve master në këto fusha të tjera.

Programi i MI është vlerësuar si një program shumë i sukseshëm në tregun e punës për arsye të
përgatjes shumë të mire të studentëve jo vetëm me njohuritë në matematikë por dhe ato të
Informatikës, si dhe të menaxhimit dhe të administrimit të punës së përditshme të kompanive, të
cilat kërkojnë jo vetëm përdorim shumë të mirë të softuerëve kompjuterikë por dhe një aftësi në
njohjen, vlerësimin e faktorëve dhe marrjen e vendimeve në bazë të tyre.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “Matematikë Informatikë”

Qëllimi dhe misioni i programit

Mësimdhënia në Matematikë është një nga sfidat më të mëdha në tregun e sotëm të punës dhe
kjo sfidë po përballohet me shumë sukses nga qindra të rinj që kanë përfunduar me sukses
programet e studimit jo vetëm në Universitetin tonë, por dhe në Universitetet e tjera shqiptare.
Misioni i këtij programi studimi është përgatitja e të studentëve të diplomuar me njohuri të
mjaftueshme për të përballuar me sukses nevojat e mëdha dhe vërtet serioze për mësues të
apasionuar të matematikës, me dije dhe me formim të mirë matematik, veti të domosdoshme këto
në edukimin e brezit të ri.
Gjithashtu, njohuritë bazë të Informatikës që studentët marrin në këtë program janë të
mjaftueshme për studentët që synojnë tregun e punës në Informatikë, IT, Programim, Menaxhim
Rrjetesh, Siguri Kibernetike, etj. Bachelor në MI i jep mundësi studentëve tanë që të thellohen
dhe të specializohen në drejtime më të avancuara të Programimit, IT, etj.
Studentët e MI kanë avancuar me sukses dhe në studime më të thelluara në Menxhim,
Administrim, njohje të programeve të avancuara që përdoren sot nga kompanitë e Biznesit

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Tregu i punës në sektorin e Arsimit parauniversitar është një treg i gjallë dhe dinamik që ka
nevojë gjithmonë për mësues të rinj të aftë, të talentur, që punojnë me përkushtim për edukimin e
brezit të ri. Programi i MI është mëse i mjaftueshëm për drejtimin e studentëve tanë në
mësimdhënien e matematikës dhe të Informatikës në Arsimin parauniversitar. .
Gjithashtu, Tregu i Menaxhimit dhe i Adminsitrimit të kompanive si dhe ai i TI ka treguar se
mund të mbështetet me shumë sukses tek studentët tanë të MI që janë specializuar më pas në
master në Ekonomi, Menaxhim, Informatikë Ekonomike, Financë, etj, për shkak të njohurive
shumë të mira në Matematikë dhe Informatikë .

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Përfundimi i këtij programi u ofron studentëve mundësi të shumta punësimi dhe avancimi profesional. Studentët mund të vazhdojnë studimet e mëtejshme në programe Master Profesional ose Shkencor në “Bankë-Financë”. Gjithashtu, ata mund të punësohen në sektorin bankar, në departamente financiare të kompanive private dhe publike, ose të avancojnë si drejtues, financierë, apo specialistë të tregjeve financiare.

Pyetje të shpeshta nga maturantët…

Cilat janë mundësitë konkrete të punësimit pas përfundimit të këtij programi?

Programi Matematikë-Informatikë ofron një gamë të gjerë mundësish punësimi. Pas diplomimit, studentët mund të punojnë si:

  • Mësues të Matematikës dhe Mësues të Informatikës në arsimin 9-vjeçar dhe të mesëm.
  • Programues dhe zhvillues softuerësh në kompani të teknologjisë.
  • Administratorë të rrjeteve dhe sistemeve kompjuterike në institucione publike dhe private.
  • Specialistë të sigurisë kibernetike dhe IT në kompani të ndryshme.
  • Menaxherë dhe administratorë të bizneseve që përdorin teknologjinë në menaxhimin e të dhënave dhe proceseve.

 

A ka mundësi për specializim ose zgjerim të njohurive përmes programeve të shkëmbimit apo praktikave profesionale?

Po! Universiteti bashkëpunon me institucione të ndryshme për të ofruar praktika profesionale në shkolla, kompani IT, dhe organizata të tjera. Gjithashtu, studentët mund të marrin pjesë në programe shkëmbimi ndërkombëtar, si Erasmus+, që u jep mundësinë të studiojnë jashtë vendit dhe të fitojnë përvoja të reja.

Cilat janë lëndët kryesore që do të studiohen gjatë këtij programi dhe sa thellë trajtohen temat e Programimit dhe Informatikës?

Lëndët kryesore të programit përfshijnë:

  • Matematikë e Përgjithshme, Algjebër, Analizë Matematike
  • Metodologjia e Mësimdhënies së Matematikës dhe Informatikës
  • Programim dhe Algoritmikë (Java, Python, C++)
  • Bazat e të Dhënave dhe Rrjetet Kompjuterike
  • Siguria e Informacionit dhe Kriptografia
  • Administrimi i Sistemeve dhe Menaxhimi i IT
    Programi siguron njohuri të thelluara në Informatikë, duke u fokusuar në programim, menaxhimin e rrjeteve dhe sigurinë e të dhënave.

A është i nevojshëm ndjekja e studimeve të mëtejshme (Master) për të pasur më shumë mundësi punësimi?

Nuk është e detyrueshme, por ndjekja e Masterit ndihmon për të rritur mundësitë e punësimit dhe për të siguruar pozicione më të mira. Për shembull:

  • Master në Mësuesi – kërkohet për të dhënë mësim në shkolla të mesme dhe universitete.
  • Master në Informatikë – zgjeron mundësitë në programim, administrim IT dhe siguri kibernetike.
  • Master në Ekonomi apo Menaxhim – ndihmon për role udhëheqëse në kompani dhe administratë.

 

Cilat janë aftësitë praktike që studentët do të fitojnë gjatë studimeve dhe si ndikon ky program në zhvillimin e tyre profesional?

Gjatë studimeve, studentët do të fitojnë aftësi praktike si:

  • Programimi dhe zhvillimi i softuerëve
  • Analiza dhe zgjidhja e problemeve matematikore dhe informatike
  • Përdorimi dhe administrimi i bazave të të dhënave dhe rrjeteve kompjuterike
  • Mësimdhënia efektive e matematikës dhe informatikës
  • Aftësi menaxheriale dhe administrative për bizneset dhe institucionet
    Ky program ndikon drejtpërdrejt në përgatitjen e një profesionisti të aftë për tregun e punës, duke kombinuar logjikën matematikore, programimin dhe menaxhimin e teknologjisë.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian