Turizëm

 

Përshkrimi i Programit:

Bachelor në Turizëm është një program i ciklit të parë të studimeve, me kohë të plotë që ofrohet nga Departamenti i Turizmit dhe zgjat 3 vite akademike.

Gjatë tre viteve akademike, studentët pajisen me njohuri të thelluara mbi turizmin, duke e vlerësuar atë jo vetëm si fenomen por si një sistem biznesi, duke zhvilluar ndjenjë inovacioni dhe sipërmarrjeje për ata që aspirojnë dhe kërkojnë një karrierë në industrinë e turizmit. Lëndët e përfshira në kurikul synojnë informacione nga kultura, natyra dhe trashëgimia si produkte turistike, njohja e formave të turizmit të interesit të veçantë, menaxhimi i udhëtimeve dhe turizmi, turizëm i qëndrueshëm dhe marketing dhe menaxhim i destinacioneve, etj

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “Turizëm”

Studentët që studiojnë Bachelor në Turizëm, pajisjen me aftësi për të analizuar turizmin si një proces  integrues hapësinor në kontekstin e mobilitetit bashkëkohor. Gjithashtu, nxit njohuritë dhe teknikat për komunikimin, marketingun dhe menaxhimin e qëndrueshëm të destinacioneve në fushat sociale, kulturore, ekonomike dhe mjedisore. Bachelor në Turizëm përgatit studentët për të përballuar sfidat e zhvillimit ekonomik, social, kulturor dhe mjedisor të turizmit, duke marrë parasysh globalizimin, transformimin dixhital dhe inovacionin, sikundër i aftëson të punojnë në ekip në projekte në një mjedis kompleks dhe shumë dinamik.

Studentët gjatë viteve akademike përmes kurrikulës së pasur dhe komptencave profesionale të profesorëve i mundëson studentëve të kuptojnë në cështjet  e ndryshme sociale, ligjore dhe etike të qenësishme në fushën e turizmit në Shqipëri e në botë, sikundër mbrojtjen e mjedisit, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e paqes në nivel global.

 

Profili i këtyre profesionistëve

Ky program studimi ka në fokus zhvillimin e aftësive të tilla që janë të vlefshme për profile të tilla pune, si:

  • Menaxher i sipërmarrjeve turistike
  • Menaxher agjencish turistike e administrator udhëtimesh
  • Menaxher i zhvillimit të trashegimisë
  • Organizator ngjarjesh dhe menaxher programesh kulturore
  • Konsulent udhëtimi
  • Specialist marketing turizëm
  • Menaxheri i Qendrës së Informacionit Turistik
  • Menaxher projektesh në fushën e turizmit
  • Punonjës në administratën publike në institucionet e turizmit
  • Punonjës në organizatat e ndryshme për menaxhimin e destinacioneve
  • Specialist për Operatorët Turistik
  • Punonjës për Agjensitë Turistike
  • Specialist në institucionet e përfshira në planifikimin dhe zhvillimin e turizmit rajonal
  • Punonjes në organizata turistike
  • Specialist në krijimin e produkteve turistike
  • Punonjës në muze dhe parqe arkeologjike, natyrore
sqAlbanian