Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie / trajnim në Universitetin Kombëtar të Edukimit Krakow, Poloni(https://www.uken.krakow.pl/).
Mobiliteti konsiston në mësimdhënie / trajnim për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës per periudhen 4 Maj – 26 Maj, 2024.
Numri i kuotave:
2 (dy) staf akademik për mësimdhënie
1 (një) staf akademik për trajnim
Lloji i mobilitetit:
Mësimdhënie / Trajnim
Fakultetet:
· Fakulteti i Edukimit; Departamenti i Pedagogjisë / Departamenti Sociologjisë
Afati i aplikimit: 19 Prill, 2024.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin Kombëtar të Edukimit Krakow, Poloni:
– CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze (B2 / C1);
– Kopje e pasaportës.
Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 euro.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresënanilavelja@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.alose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.