Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Universitetin e Bialystok, Poloni.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti i Bialystok, Poloni. (https://uwb.edu.pl/en/).

Mobiliteti konsiston në pjesëmarrje në Javën Ndërkombëtare për stafin akademik të organizuar në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Numri i kuotave:

·  2 (dy) për staf akademik.

Lloji i  mobilitetit:

·  Trajnim  (3-7 Qershor 2024)

Afati i aplikimit: 29 Mars 2024.

Fituesit do të përzgjidhen nga Universiteti pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin e Bialystok, Poloni:

–     Formulari i Aplikimit (bashkëlidhur).

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës.

Dokumentat duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën dwmprojekty@uwb.edu.pl dhe në cc: besianaelezi@uamd.edu.al.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian