Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me UNIVERSITETIN BABES-BOLYAI, RUMANI.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie në Universitetin Babes-Bolyai Rumani 

Mobiliteti konsiston në mësimdhënie  për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës. 

Mobiliteti do të kryhet në (5 ditë) në universitetin pritës në periudhat e përcaktuara si më poshtë:

  • 6/1/2025 – 19/1/2025
  • 24/2/2025 – 20/4/2025
  • 28/4/2025 – 8/6/2025

Numri i kuotave:

  • 3 (tre) për staf akademik.

Lloji i  mobilitetit:

  • Mësimdhënie

Fakultetet:

  • Fakulteti i Biznesit (Departamenti Menaxhim)
  • Fakulteti i Shkencave Politike Juridike (Departamenti Shkenca Politike / Fusha: Marrëdhënie Ndërkombëtare)

Afati i aplikimit: 29 Nëntor 2024.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin  Babes-Bolyai Rumani :

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; (max 4 faqe)

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze (C1)

–     Kopje e pasaportës.

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë mësimdhënie dhe 2 ditë udhëtim.
Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 euro.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën anilavelja@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian