Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Danubius International University of Galati, Rumani.

Thirrje për shkëmbime të stafit akademik me Danubius International University of Galati, Rumani.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie në Universitetin e Danubius, Rumani. (University of Danubius ).

Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

Numri i kuotave:

·  12 (dymbëdhjetë) për staf akademik.

Lloji i  mobilitetit:

·  Mësimdhënie  (Maj 2025)

Fakultetet:

·  Fakulteti i Edukimit;

·  Fakulteti i Shkencave Politike Juridike;

·  Fakulteti i Biznesit;

·  Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit.

Afati i aplikimit: 30 Prill 2025.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Danubius University of Galati, Rumani:

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze; 

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze;

–     Kopje e pasaportës;

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.alccarbamerhori@gmail.com ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Pestë, zyra 511, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian