Thirrje për shkëmbime të stafit akademik dhe administrativ me Universitetin Saarland, Gjermani.

Thirrje për shkëmbime të stafit akademik dhe administrativ me Universitetin Saarland, Gjermani.

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, i ofron stafit akademik/ administrativ mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim në Universitetin Saarland në Gjermani. (https://www.uni-saarland.de/start.html)

 Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin akademik/administrativ në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

 

Numri i kuotave:

 

  • 1 (një)për staf akademik/administrativ.

 

 Lloji i  mobilitetit:

  • Trajnim.

 

 Fushat:

-Fakulteti i Biznesit;

-Fakulteti i Edukimit;

-Fakulteti i Studimeve Profesionale;

-Fakulteti i Shkencave Politike Juridike;

-Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit.

 

 Specifikat lidhur me trajnimin:

 

   -Prezantim mbi UAMD;

 

    Afati i aplikimit: 14 Prill 2025.

 

  Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

 

 Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik/administrativ për të aplikuar për mobilitet në Universitetin   Saarland,Gjermani:

 

 –     CV në gjuhën angleze; 

 

 –     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze (C1);

 

–     Kopje e pasaportës;

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim.Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën esmeraldasina@uamd.edu.al me cc denisamerhadi@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

sqAlbanian