Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD), në kuadër të programit Erasmus+ KA171, ofron mundësinë për stafin administrativ që të zhvillojë një javë trajnimi në Universitetin e Anadolu në Turqi.
📍 Universiteti pritës:Anadolu University, Turqi 📅 Periudha e trajnimit: 14-18 Prill 2025 ⏳ Afati i aplikimit: 7 Shkurt 2025
📌 Detaje të mobilitetit
✅ Lloji i mobilitetit: Trajnim për stafin administrativ ✅ Kohëzgjatja: 7 ditë në total (5 ditë trajnim + 2 ditë udhëtim) ✅ Numri i kuotave: 2 (dy) për staf administrativ
Mobiliteti konsiston në trajnim në gjuhën angleze, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shkëmbejnë përvoja dhe të përfitojnë nga praktikat më të mira të universitetit pritës.
📂 Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim
📌 Për të aplikuar, kandidati duhet të dorëzojë: ✔ CV në gjuhën angleze ✔ Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze ✔ Kopje e pasaportës ✔ Letër motivimi
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bashkëpunim me Universitetin pritës.
📍 Fizikisht pranë: 🗂 Drejtoria e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, Zyra 321, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Lagja 1, Rruga Taulantia, Durrës.