Master Shkencor

Msc.Menaxhim Marketingu

 

Përshkrimi i Programit:

  • Masteri Shkencor “Menaxhim Marketing” është pjesë e Ciklit të Dytë të Studimeve në strukturën akademike të Departamentit të Marketingut, në Fakultetin e Biznesit, të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
  • Masteri Shkencor “Menaxhim Marketing” është program me kohëzgjatje normale dy vite akademike me kohë të plotë dhe jo më pak se 120 kredite europiane (ECTS), që merr përsipër të ofrojë studime të thelluara në fusha të ndryshme të Marketingut.
  • Programi i studimit është i organizuar ne baze te kurrikules dhe i vlerësuara në kredite sipas Sistemit Evropian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS). Shuma e krediteve të grumbulluara gjatë dy viteve, nga një student është 120 kredite.

 

Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, përvojave ndërkombëtare të shkëmbimeve studentore dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit.
Zgjidh UAMD-në për të pasur qasje në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që ofrohen për studentët.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Nëpërmjet programit të studimit Master Shkencor në Menaxhim Marketing synohet përgatitja e specialistëve të marketingut, për të analizuar dhe vlerësuar situata të ndryshme të fenomeneve e dukurive të fushës së biznesberjes dhe menaxhimit te tye. Master Shkencor në Menaxhim Marketing,  ofrohet në përputhje me misionin dhe qëllimet e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, si dhe të Fakultetit të Biznesit si njësi kryesore e këtij IAL publik. Programi i studimit përputhet edhe me strategjinë për zhvillim e IAL-së. Programi i studimit synon të japë njohuri bazë mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme dhe aftësi të caktuara në një larmi të gjerë profesionesh e specialitetesh.

Masteri Shkencor në “Menaxhim Marketing”u jep studentëve gjithë informacionin e nevojshëm lidhur me rregulloren, strategjinë e zhvillimit, kriteret e pranimit, planin dhe programet mësimore, rregullat e Vlerësimit, rregullat e zhvillimit të praktikës, rregullat e mbrojtjes së tezës, tarifën e shkollimit.

Respekton të gjitha kriteret profesionale, shkencore dhe pedagogjike për mësimdhënien, praktikën, kërkimin, vlerësimin. Ky program nxit studentët të marrin pjesë në veprimtaritë e fakultetit dhe universitetit.

Objektivat kryesore formuese të programit të studimit Master Shkencor “Menaxhim Marketing” janë:

  1. Të aftësohen në përzgjedhjen e teknikave të duhura për menaxhimin e mediave.
  2. Të zhvillojnë aftësinë e zhvillimit të fushatave marketing.
  3. Të mësojnë si të ekzaminojnë sistematikisht tema të ndryshme mbështetur në baza të forta teorike.
  4. Të përgatiten profesionistë në fushën e drejtimit marketing, në përzgjedhjen e alternativave të marketimit dhe të mënyrave më të mira për menaxhimin e tyre.
  5. Të zhvillojnë aftësinë për të ndërtuar dhe vlerësuar raporte ekonomike dhe marketing.
  6. Të njihen dhe të aftësohen në njohjen e sistemit marketing në nivel ndërkombëtar.
  7. Të përgatisë profesionistë në fushën e kërkimit sasiore dhe cilësor dhe njohjen e modeleve për vlerësimin e tyre.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Programi Master Shkencor në “Menaxhim Marketing” zhvillon një sërë aftësish, si ato praktike, menaxheriale dhe komunikuese, më qëllim menaxhimin marketing në kompanitë private apo publike. Njohuritë e marra janë të formimit karakterizues  në fushën e menaxhimit marketing. Në përfundim të programit, studenti përfiton njohuri dhe aftësi  për t’u punësuar si: menaxher marketingu apo drejtues në sektorin privat dhe publik, specialist në menaxhimin e shitjeve, specialist në menaxhim marketing, specialist në komunikim, specialist në menaxhimin e mediave, specialist pranë zyrave të marrëdhenieve me publikun, menaxher produkti, mundësi për të zhvilluar studime të avancuara në këtë fushë, etj.