Master Shkencor

Msc.Financë-Kontabilitet

 

Përshkrimi i Programit:

Programi Master i Shkencave në Financë-Kontabilitet synon të ofrojë një edukim të avancuar dhe bashkëkohor në fushat e financës dhe kontabilitetit. Ky program thellon njohuritë dhe aftësitë analitike të nevojshme për hartimin dhe zbatimin e sistemeve të menaxhimit të të dhënave, të domosdoshme për përgatitjen e raporteve financiare, analizimin e tyre, planifikimin dhe kontrollin e performancës së njësive ekonomike. Gjithashtu, programi ofron një përgatitje cilësore për kërkime të mëtejshme akademike në fushat e kontabilitetit dhe/ose financës.

Për detaje të plota mbi kurrikulën dhe lëndët e ofruara në këtë program, ju lutemi referojuni dokumentit më poshtë.

3 Pika Kryesore të Programit Bachelor në Bankë-Financë:

  • Adaptimi me Standardet Ndërkombëtare: Ofron njohuri të avancuara mbi ndryshimet në standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe aplikimin e tyre në praktikë.

  • Zhvillimi i Aftësive Analitike dhe Praktike: Përqendrohet në trajtimin dhe interpretimin e informacionit kontabël, përgatitjen e pasqyrave financiare dhe menaxhimin e operacioneve në kompani dhe tregje financiare.

  • Aftësi për Vendimmarrje Financiare: Trajnon studentët në analizimin dhe parashikimin e aktiviteteve financiare dhe zbatimin e teknikave të avancuara të planifikimit dhe kontrollit në menaxhim.

Pse duhet të studioni në këtë program?

Formimi i profesionistëve të kualifikuar në financë dhe kontabilitet, të aftë për të menaxhuar informacionin kontabël dhe për të interpretuar sistemet financiare, duke ndërtuar bazat për një karrierë të suksesshme.

Objektivat kryesore të programit:

  • Promovimi i të Mësuarit të Vazhdueshëm: Nxit aftësitë kritike dhe mendimin e pavarur, duke siguruar që studentët të jenë të përgatitur për një të mësuar që zgjat gjatë gjithë jetës.

  • Analizë dhe Kreativitet: Kombinon teorinë, kërkimin dhe praktikën për të përmirësuar aftësitë analitike dhe krijuese të studentëve.

  • Përshtatshmëri në Tregun e Punës: Përgatit studentët për të kontribuar në suksesin financiar të kompanive dhe institucioneve, duke i bërë ata të aftë të përshtaten me ndryshimet e vazhdueshme në mjedisin ekonomik.

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Përfundimi me sukses i këtij programi rrit mundësitë e studentëve për t’u çertifikuar si kontabilistë të miratuar dhe ekspertë kontabël. Gjithashtu, hap dyer për karriera të suksesshme në sektorin bankar, industrinë e sigurimeve, sektorët e kontabilitetit dhe financës pranë institucioneve publike në nivel lokal ose qendror, organizata jofitimprurëse, dhe më gjerë. Programi është i dobishëm edhe për profesione të tjera si menaxher biznesi, analist të dhënash, ekonomistë të përgjithshëm, specialistë të taksave dhe tatimeve, këshilltarë pranë zyrave të avokatisë, etj.

Pyetje të shpeshta nga studentët…

Si i përgatit ky program studentët për sfidat e sektorit bankar dhe financiar?

Studentët aftësohen për të kuptuar dhe analizuar zhvillimet e shpejta të sektorit financiar dhe bankar, duke u pajisur me aftësi praktike për t’ju paraprirë këtyre ndryshimeve.

 

A ndihmon programi në zhvillimin e aftësive analitike?

Po, programi u mëson studentëve të vlerësojnë dhe hartojnë raporte financiare e ekonomike për çdo lloj subjekti, qoftë ai publik apo privat.

A ofron ky program njohuri për tregjet ndërkombëtare?

Po, një nga objektivat kryesore është aftësimi i studentëve për të analizuar sistemet financiare në një dimension ndërkombëtar.

A ka mundësi praktike gjatë studimeve?

Po, Fakulteti i Biznesit bashkëpunon me institucione financiare, banka dhe kompani private për t’u ofruar studentëve mundësi praktike gjatë studimeve.

 

Çfarë perspektivash karriere mund të kem pas përfundimit të studimeve në Financë-Kontabilitet?

Pas diplomimit mund të punoni si kontabilistë të miratuar, ekspertë financash, menaxherë financash, analistë ekonomikë, apo të vijoni studimet për të marrë çertifikime profesionale ndërkombëtare.

Çfarë mbështetje ofron fakulteti për zhvillimin e mëtejshëm të karrierës?

Fakulteti organizon leksione të hapura me profesionistë të fushës, ofron qasje në burime akademike cilësore dhe asiston studentët në lidhje me praktikën dhe punësimin pas përfundimit të studimeve.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian