Përshkrimi i Programit:
Programi Master Profesional në Menaxhim Marketingu është pjesë e Ciklit të Dytë të Studimeve në Departamentin e Marketingut, Fakulteti i Biznesit, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Ky program ka një kohëzgjatje prej një viti akademik me kohë të plotë dhe ofron 60 kredite europiane (ECTS).
Masteri Profesional në Menaxhim Marketingu synon të ofrojë studime të thelluara në fusha të ndryshme të marketingut, duke përgatitur specialistë të aftë për të analizuar dhe vlerësuar situata të ndryshme në fushën e biznesit dhe menaxhimit.
Shkarkoni kurrikulën e programit për të pasur një pasqyrë të qartë mbi modulet, objektivat dhe mundësitë që ofron ky program.
3 Pika Kryesore të Programit Bachelor në Bankë-Financë:
Përgatitje Profesionale dhe Praktike:
Programi synon të përgatisë specialistë të kualifikuar në drejtimin dhe menaxhimin e marketingut, duke kombinuar teorinë me aplikimin praktik për të zhvilluar aftësi analitike dhe krijuese.
Kurrikulë e Mirëstrukturuar:
Programi është organizuar në module dhe vlerësohet me 60 kredite ECTS gjatë një viti akademik, duke siguruar një bazë të plotë teorike dhe praktike për studentët.
Mundësi të Gjera Karriere:
Të diplomuarit kanë mundësi punësimi në role si menaxherë marketingu, analistë tregu, specialistë të marrëdhënieve me publikun dhe pozicione të tjera në sektorin privat dhe publik.
Pse duhet të studioni në këtë program?
Ky program është hartuar për të përmbushur nevojat e tregut të punës dhe zhvillimin ekonomik të vendit, duke respektuar vlerat kulturore kombëtare. Ai ofron një bazë të plotë teorike dhe praktike për studentët që synojnë të bëhen profesionistë të suksesshëm në fushën e marketingut dhe menaxhimit
Objektivat kryesore të programit:
Objektivat kryesore të programit:
Përgatitje Profesionale: Përgatit specialistë të kualifikuar në drejtimin dhe menaxhimin e marketingut.
Zhvillimi i Aftësive Praktike: Mëson studentët të zhvillojnë fushata marketingu dhe të analizojnë temat komplekse mbi baza teorike të forta.
Adaptimi me Standardet Ndërkombëtare: Njohuri të avancuara mbi ndryshimet në standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të marketingut dhe aplikimin e tyre në praktikë.
Zhvillimi i Aftësive Analitike dhe Kreative: Kombinon teorinë, kërkimin dhe praktikën për të përmirësuar aftësitë analitike dhe kreative të studentëve.
Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?
Të diplomuarit në këtë program mund të punësohen në pozicione të ndryshme si menaxherë marketingu, specialistë të marrëdhënieve me publikun, analistë tregu, dhe pozicione të tjera të ngjashme në sektorin privat dhe publik.
This will close in 0 seconds