Menaxhim Ndërtimi

 

Përshkrimi i Programit:

Zhvillimet në sektorin bankar dhe atë financiar po përparojnë me ritme të shpejta, duke krijuar sfida gjithnjë e më komplekse për bizneset dhe institucionet. Programi Bachelor në Bankë-Financë është konceptuar për t’u ofruar studentëve një bazë të gjerë njohurish, duke i aftësuar ata të vlerësojnë projektet e investimeve përmes teknikave të ndryshme të avancuara.

Ky program u ofron studentëve një kuptim të thellë të proceseve të vendimmarrjes financiare të përdorura nga individët, bizneset dhe institucionet. Gjithashtu, fokusohet në aplikimin praktik të parimeve financiare, duke i udhëzuar studentët se si të mbledhin fonde në tregjet e parasë dhe të kapitalit në mënyrë efektive.
Përmes këtij programi, studentët fitojnë aftësi për të përballuar dinamikën e peizazhit financiar modern, për të përgatitur zgjidhje për sfidat e financës së sotme dhe për të kontribuar në suksesin strategjik të organizatave në një mjedis ekonomik gjithnjë në zhvillim.

Përgatitje pedagogjike dhe metodologjike për të maksimalizuar suksesin e studentëve të “Menaxhim Ndertimi”

Pse duhet të studioni në këtë program?

Të diplomuarit në këtë Degë fitojnë mjetet që të kenë sukses kudo në fushën e menaxhimit të ndërtimit. Përveç matematikës së aplikuar dhe lëndëve shkencore, studentët marrin aftësi kompjuterike dhe njohuri për materialet e ndërtimit, aftësohen në hartimin e vlerësimeve teknike të proceseve të punës në ndërtim dhe njohin kodet dhe rregulloret e vlerësimit ekonomik të proceseve të ndërtimit.

Të gjithë këto faktorë bëjnë që të diplomuarit të kenë  aftësi të propozojnë  dhe të menaxhojnë në aktivitete biznesi të ndërtimit.  Të gjitha kërkesat e mësipërme janë në përputhje të plotë me ndryshimet e fundit në standartet e industrisë së ndërtimit të cilët evidentojnë aftësitë dhe dijet që punonjësit e ndërtimit duhet të kenë në mënyrë që të mbikqyrin dhe menaxhojnë bizneset e ndërtimit.

Lidhja e tyre me praktikën profesionale i bën ata të aftë në organizimin dhe drejtimin e çdo nënkontraktori privat që vepron në fushën e ndërtimit.

 

Ku mund të punësoheni pas përfundimit të studimeve?

Të diplomuarit tanë mund të punësohen në të gjithë kantieret e ndërtimit brenda vendit dhe në rajon. Pozicionet e punës mund të jenë ato të zbatuesit apo të menaxherit të sitit, asistentë  inxhinierë të  projektit, si dhe asistentë zyrtarë ekzekutiv në firmat e mëdha të ndërtimit.

Disa të tjerë mund të punësohen në sektorët e shitjes së materialeve të ndërtimit apo edhe si inspektorë në nyjat e specializuara për prodhimin e materialeve të ndërtimit. Gjthashtu mund të punësohen edhe tek entet shtetërore të ndërtimit (degët teknike të tyre), sidomos ato që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me zhvillimin dhe monitorimin e hapësirave ndërtimore.

Ata mund t’a gjejnë veten shumë mirë në çdo sektor publik i cili merret me punimet dhe investimet në fushën e ndërtimit.

Të diplomuarit tanë mund të ngrenë biznesin e tyre privat të mirëmbajtjes së godinave të ndryshme të ndërtimit.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian