HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS+ NË UNIVERSITETIN TEKNOLOGJIK TË KRAKOVËS, POLONI

HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS+ NË UNIVERSITETIN TEKNOLOGJIK TË KRAKOVËS, POLONI PËR STUDENTË TË FAKULTETIT TË TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT

Në kuadër të programit Erasmus+, të marrëveshjes ndërmjet Universitetit Teknologjik të Krakovës, Poloni (https://pk.edu.pl), partner në aleancën STARS EU, dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, hapet thirrja për aplikim për studentë Bachelor dhe Master të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, për semestrin e parë të vitit akademik 2026–2027.

NUMRI I KUOTAVE

9 studentë

KRITERET E APLIKIMIT

  • Performancë e mirë akademike
    • Njohuri të mira të gjuhës angleze (minimumi niveli B1)
    • Motivim për pjesëmarrje në programin Erasmus+

DOKUMENTET E NEVOJSHME

  • CV 
    • Vërtetim notash
    • Letër motivimi (në anglisht)
    • Kopje pasaporte / kartë identiteti
    • Certifikatë e gjuhës angleze (nëse disponohet)

PERIUDHA E MOBILITETIT

  • Semestri i parë: Tetor 2026 – Shkurt 2027

BURSA E MOBILITETIT

  • 800 euro në muaj
    • 275 euro grant udhëtimi

AFATI I APLIKIMIT

Aplikimet pranohen deri më 26 Prill 2026.

Dokumentet mund të dorëzohen elektronikisht në adresën arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, kati i tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës.

sqAlbanian