HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN SAXION, HOLLANDË PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR)

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Saxion në Hollandë 

dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2023-2027, hapet thirrja për aplikime të studentëve në nivelin Bachelor 

Numri i kuotave:

  •     6 studentë.

Fakultetet:

  • Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do  të shpallen në bashkëpunim  me Universitetin pritës.

Kriteret për aplikim:

Studentët duhet të kenë:

–          Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli  B2 

–          Performancë të mirë akademike;

–          Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.

Dokumentat që nevojiten për aplikim:

 – Vërtetim studenti; Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze

– Fotografi pasaporte, ne format JPEG, dërguar elektronikisht

Mobiliteti konsiston ne 1 jave punë në grup në projekt në datat 9-13 Dhjetor 2024

Bursa e përfituesit të shkëmbimit: 70 Euro /dita, 275 Euro për Transportin.

Afati i aplikimit është deri më datë 15 Tetor 2024.

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën anilavelja@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati I Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 

en_USEnglish