HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN PETROLEUM-GAZ, RUMANI PËR STAFIN AKADEMIK

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë mësimdhënie/trajnim në Universitetin Petroleum-Gaz, Rumani (www.upg-ploiesti.ro ).

Mobiliteti konsiston në mësimdhënie/trajnim për stafin akademik, në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.

 

Numri i kuotave për stafin Akademik:

  • 2  (dy).

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

  • Fakulteti i Teknologjisëdhe Informacionit (Departamenti i Matematikës);
  • Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike (Departamenti i Administrimit Publik).

 

Afati i aplikimit: 6 Nëntor 2024.

 

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për stafin akademik për të aplikuar për mobilitet në Universitetin Petroleum-Gaz, Rumani:

 

–     CV sipas formatit Europass në gjuhën angleze;

–     Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, niveli C1;

–     Kopje e pasaportës.

 

Kohëzgjatja e qëndrimit duhet të jetë 7 ditë, ku 5 ditë janë ditë pune dhe dy ditë udhëtim. 

Për këtë qëndrim pagesa bëhet nga universiteti pritës, në vlerën 140 Euro/dita (ku përfshihet hoteli dhe shpenzimet e qëndrimit), si dhe udhëtimi vajtje-ardhje, deri në 275 Euro.

 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@uamd.edu.al, cc:  arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.