PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË DHE TË DYTË TË STUDIMEVE (BACHELOR DHE MASTER).
Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit të Granadës, Spanjë dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2021-2027 hapet thirrja për aplikime të studentëve, në nivelin Bachelor/Master në fakultetet si më poshtë vijon: • 2 (dy) mobilitete për studentë për semestrin e parë, viti akademik 2024-2025 – Fakulteti i Biznesit – Fakulteti i Edukimit – Fakulteti i Teknologjisë dhe Informacionit – Fakulteti i Shkencave Politike Juridike Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, kandidatët fitues do të përzgjidhen në bashkëpunim me Universitetin pritës Kriteret për aplikim: Studentët duhet të kenë: – Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2; – Performancë të mirë akademike; – Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi. Dokumentat që nevojiten për aplikim: – Vërtetim notash – Kopje e pasaportës; – Letër motivimi në gjuhën angleze; Bursa e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro/muaj dhe 360 Euro për transportin.
Afati i aplikimit është deri më datë 17 Prill 2024. Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresen adresën belisakorriku@uamd.edu.al duke kopjuar (cc) arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.