Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit të Shkencave të Aplikuara Hanze, në Holandë dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2023-2027, hapet thirrja për aplikime të studentëve në nivelin Bachelor
Numri i kuotave:
Fakultetet, fushat:
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2
– Performancë të mirë akademike;
– Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
-Vërtetim studenti; Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze
– Fotografi pasaporte, në format JPEG, dërguar elektronikisht
Mobiliteti konsiston ne 1 jave punë në grup në projekt të përbashkët gjatë muajit Prill 2025.
Bursa e përfituesit të shkëmbimit: 79 Euro /dita, 309 Euro për Transportin.
Afati i aplikimit është deri më datë 04 Dhjetor 2024.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 316, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.