PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE TË DYTË (MASTER).
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+, ju ofron studentëve
bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2024 – 2025, në Universitetin e
Miskolc në Hungari https://en.uni-miskolc.hu/en ).
Nivelet e mobilitetit për studentet:
• Bachelor;
• Master.
Numri i kuotave:
• 4 studentë.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
• Fakulteti i Biznesit
Afati i aplikimit: 30 Shtator 2024.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me
Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Miskolc:
– Kopje e pasaportës;
– CV në gjuhën angleze; (max 4 faqe)
– Vërtetim student (i përkthyer në anglisht);
– Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
Kriteret për aplikim:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B1;
– Performancë të mirë akademike.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 euro në muaj, 275 Euro Transporti.
Dokumentat duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.al,
cc: arbamerhori@uamd.edu.al .