HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E JAEN-IT NË SPANJË

R STUDENTË TË NIVELIT TË PARË DHE TË DYTË (BACHELOR DHE MASTER).

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2024 – 2025, në Universitetin e Jaen-it në Spanjë (https://www.ujaen.es/en).

 

Nivelet e mobilitetit për studentet:

•      Bachelor;

•      Master.

 

Numri i kuotave:

•      5 studentë për nivelin bachelor dhe master.

 

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

•      Fakulteti i Biznesit;

•      Fakulteti i Edukimit;

•      Fakulteti i Teknlogjisë dhe Informacionit.

 Afati i aplikimit: 24 Tetor 2024.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen nga Universiteti pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Jaenit, Spanjë:

 

–          Vërtetim student/notave (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          CV në gjuhën angleze;

 

Kriteret për aplikim:

–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;

–  Performancë të mirë akademike.

 

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 /muaj, 360 Euro Transporti. 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@uamd.edu.al, cc:arbamerhori@uamd.edu.al ose dorazi pranë Drejtorisë së  Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë,  Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

 

This will close in 0 seconds

sqAlbanian