
HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN E GRANADË S, SPANJË , PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË (BACHELOR) DHE TË DYTË (MASTER)
Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Granadës në Spanjë (https://www.ugr.es/en)
dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2023-2026, hapet thirrja për aplikime të studentëve në nivelin Bachelor dhe Master për
Semestrin e parë 2025-2026 :
Numri i kuotave:
Fakultetet si më poshtë vijon:
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës, Universitetin Granadës, Spanjë.
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2
– Performancë të mirë akademike;
– Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Dokumentat që nevojiten për aplikim:
– Vërtetim studenti; Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
– Kopje e pasaportës;
– Letër motivimi në gjuhën angleze
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro /muaj, 360 Euro Transporti.
Afati i aplikimit është deri më datë 21 Prill, 2025.
Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën anilavelja@uamd.edu.al