Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus + KA171, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2024 – 2025, në Universitetin e Chieti, G. D’Annunzio, në Itali ( https://www.unich.it/ ). Nivelet e mobilitetit për studentet: • Bachelor Numri i kuotave: • 3 studentë. Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon: • Fakulteti i Biznesit (Dep. Administrim Biznesi);
Afati i aplikimit: 21 Tetor 2024.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin e Chieti, G. D’Annunzio, në Itali: – Kopje e pasaportës; – CV në gjuhën angleze; – Vërtetim student (i përkthyer në anglisht); – Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);
Kriteret për aplikim: – Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2; – Performancë të mirë akademike.
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 euro në muaj, 180 Euro Transporti.
Dokumentat duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën kelikertusha@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.al .