HAPET APLIKIMI PËR BURSA SHKËMBIMI ERASMUS + INTERNATIONAL CREDIT MOBILITY NË UNIVERSITETIN COTE D`AZUR NË FRANCË PËR STUDENTË TË NIVELIT TË PARË, TË DYTË DHE TË TRETË (BACHELOR, MASTER DHE DOKTORATURË).

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, ju ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2024 – 2025, në Universitetin Cote d`Azur në Francë (https://univ-cotedazur.fr ).

Nivelet e mobilitetit për studentet:

  • Bachelor;
  • Master;
  • Doktoraturë.

Numri i kuotave:

  • 3 studentë.

Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:

  • Fakulteti i Biznesit.

    

Afati i aplikimit: 24 Tetor 2024.

 

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin Cote d`Azur, Francë:

–          Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht);

–          Kopje e pasaportës;

–          Letër motivimi në gjuhën angleze;

–          CV në gjuhën angleze;

–          Fotografi pasaporte, në formatin jpeg.

 

Kriteret për aplikim:

–  Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (frënge), niveli B2;

–  Performancë të mirë akademike.

 

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 Euro/muaj, 275 Euro Transporti. 

Dokumentat mund të dorëzohen elektronikisht në adresën klaridaprendi@uamd.edu.al, cc: arbamerhori@uamd.edu.ala ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1  Rruga Taulantia, Durrës.

This will close in 0 seconds

sqAlbanian